Albspirit

Media/News/Publishing

Plas edhe në Bruksel, eurodeputetët ngacmojnë seksualisht

Mbi dhjetë femra që punojnë në Parlamentin Europian kanë akuzuar deputetët për sjellje të pahijshme, duke pretenduar se PE është bërë vatër e ngacmimeve seksuale, shkruan ‘Sunday Times’. Këto femra kanë akuzuar politikanët për prekje, shikime dhe ngacmime, si dhe ankohen se po i trajtojnë keq. Një asistente që nuk pranon të identifikohet në PE pretendon se një zyrtar i lartë i këtij Parlamenti ka masturbuar në prezencë të një asistenteje të re. Një femër tjetër e punësuar në PE e përshkruan se si një anëtar gjerman i Parlamentit Evropian e kishte ndjekur disa herë. Ajo pretendon që Parlamenti Evropian është bërë vatër e ngacmimeve seksuale. Sikur kjo të mos mjaftonte, një nëpunëse tjetër e PE, është shprehur se ndihet e poshtëruar nga trajtimi që i bëjnë anëtarët e PE. “Sunday Times” nuk ka zbuluar emrat e këtyre femrave të cilat pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht në PE, për faktin se asnjëra prej tyre nuk i ka raportuar rastet në polici nga frika se karriera e tyre mund të marrë fund.

Please follow and like us: