Albspirit

Media/News/Publishing

Spiropali: Fronti opozitar lojë luftash me krimin, kthyen Prokurorinë në top lecke

Deputetja e PS-së Elisa Spiropali përmes një statusi në “Facebook” ka reaguar pas deklaratave të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili nxori një dokument dhe tha se Prokuroria e Katanias nuk ka hetuar asnjë shtetas me emrin Saimir Tahiri. Spiropali akuzon frontin opozitar që sipas saj po luan lojë luftash me krimin dhe kriminelët. Deputetja thotë se Prokuroria është kthyer në një top lecke.

Statusi i Elisa Spiropalit:

Duke pare fleten e bardhe te prokuroreve te Katanias sot dhe çehret e prishura te Frontit te Vjeter qe rilindi pas humbjes se Tepsise, mundohem te marr me mend se kush nuk e kupton akoma kete loje luftash te Frontit, me krimin e me kriminelet?

Eshte kaq e trashe, kaq e lige, kaq e piste, kaq e nxituar, kaq e sterzmadhuar me piskama, klithma, kushtrime, perbetime, mallkime, sa qe duhet te jesh idiot qe te mos pyesesh veten: Ore ku e kane hallin keta, kur e gjitha qenka nje flete e bardhe me dy rreshta?

Kesaj i thone i zoti ta jep, tellalli s’ta leshon gjalle ne bote! Prokuroria andej thote s’kemi asgje per kete thagme te padegjuar, prokuroria ketej na ka thene deri tani, qe pret nga ajo andej qe te sjelle provat, te cilat ketej s’po i shohim gjekundi!

Thagme e madhe per nje hall te madh qe per çdo njeri me sy ne balle e me veshe ne vend, eshte e qarte: Nuk eshte thagma qe krijoi hallin, po halli qe shpiku thagmen! Kaq keq e kane punen dhe kaq te madh hallin keta te Frontit, sa lojen e tyre luftash me krimin e me kriminelet, e çuan deri ne piken qe ta kthenin prokurorine ne topin e leckes pa te cilin loja nuk ngjan dot si lufte?!

Please follow and like us: