Albspirit

Media/News/Publishing

Suksesi i uebsajtit që ndihmon myslimanët të gjejnë grua të dytë

Në Britani është hapur një uebsite që ndihmon myslimanët që të gjejnë një grua të dytë. Faqja ka patur një sukses të madh dhe deri më tani numëron të paktën 100 mijë ndjekës. Poligamia, ku një person ka më shumë se një bashkëshort, është e paligjshme në Britaninë e Madhe dhe personat që kryejnë këtë vepër penale, dënohen deri në 7 vjet burg.

Dje një gazetare e Daily Mail, e cila u fut në sajt, nuk u pyet nëse ajo ishte 18 vjeçe. Azad Chaiwala, themeluesi i faqes,  pretendon se po ofron një shërbim të nevojshëm dhe nga kjo përfitojnë gratë. Femrat që futen në faqe, iu prezantohen menjëherë profilet e meshkujve myslimane të moshës 30 deri në 60 vjeç.

Yasmin Rehman, nga Qendra e Hapësirës Laike, tha se faqja e internetit është shumë e rrezikshme dhe iu bëri thirrje politikanëve që të marrin masat.  Ajo tha:-“ Unë mendoj se kjo është shumë e rrezikshme. Faqja promovon pabarazinë dhe shfrytëzimin e grave. Gjithashtu minon martesat e ligjshme dhe po promovohet poligamia”.

Please follow and like us: