Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohen ish-kryeministri dhe ish-ministri i Shëndetësisë

Policia gjeorgjiane kreu dy arrestime VIP këtë fillim jave. Për shpërdorim detyre, përvetësim fondesh publike dhe heqje e paligjshme e lirisë së personit u arrestuan ish kryeministri i Gjeorgjisë Ivane Merabishvili dhe ish ministri i shëndetësisë Zurab Chiaberashvili. Në rast dënimi dy politikanët gjeorgjianë rrezikojnë 7 deri 12 vjet burg. Pak kohë më parë u arrestua edhe ish ministri i brendshëm i Gjeorgjisë, po pjesë e administratës së ish Presidentit gjeorgjian Shalishkavili. Shqiptarët besoj e mbajnë mend një projekt të kryeministrit Edvin për ta sjellë Shalishkavilin si këshilltar në Shqipëri për t’i dhënë mend për shkrirjen në një të vetme të administratës tatimore dhe doganore shqiptare. Shalishkavili përfundoi këshilltar në Ukrainë, ku bëma e tij më e madhe ishte shitja te oligarkët ukrainas të drejtoreshës 26 vjecare të Doganës s së Portit të Odesës, idelistes dhe kurajozes antikontrabandë  Yulia Marushevskas.

Skenar gjeorgjian në Shqipëri?!!?!?!?!?!

Ka pak të ngjarë, që në Shqipëri të përsëritet skenari gjeorgjian d.m.th. Rama të zërë vendin e Ivanit, Beqja vendin e Zurabit dhe personi nën hetim Tahiri të zerë vendin e…. Gjeorgjianët për të mbrojtur integritetin territorial të Atdheut të vet nuk ngurran të përleshen edhe me “Ariun Misha”, fqinjin e tyre agresiv. Shqiptarët maksimumi kanë hapur depot dhe arsenalet e kohës së Dullës për tu armatosur, që të vrasin komshiun, të vënë corapen në kokë e të grabisin në xhade dhe kaq. Sot në Gjeorgji është president një miliarder (në euro) jo hajdut Bidzina Ivanishvili. Në Shqipëri në vend të Ramës do vijë ose Lali Eri bëmëmadh ose Lulzimi me eksperiencë holandeze!!!! E fundit por jo më e pakta. Ish kryeministri dhe ish ministri gjeorgjian përfunduan në burg, sepse dyshohen se kanë përvetësuar fonde shtetërore për të financuar partinë e tyre në shumën 5,2 milion Lari afërsisht 3,2 milion USD. Në përgjimet e Habilajve rezulton se vetëm një ministër i Edvinit Kryeministër kishte nevojë për 25 milion euro për fushatën elektorale. Pikërisht pse ndryshojnë kaq shumë sasitë e eurove zor se do të ketë skenar gjeorgjian në Shqipëri. Shqiptarëve të ngratë u mbetet vetëm të ngushëllohen me shprehjen lapidare te Konti i Montekristos: Atendere e sperare – Prisni dhe shpresoni!

GJERGJ THANASI

Please follow and like us: