Albspirit

Media/News/Publishing

Basha tregon darkën luksoze të dy deputetëve socialistë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka rrëfyer në Kuvend, darkën luksoze të dy deputëve  socialistë.

Basha: Ka një të vërtetë tjetër, mbrëmjen e ditës kur deputetët socialistë të Këshillit të Mandateve vendosën për të mos i hequr mandatin deputetit Tahiri 2 miqtë e mi të huaj darkuan në një nga luksozet e Tiranës.

Për cudinë e tyre, por jo timen dy tavolinat e vetme të zëna në restorant kishin në krye dy deputetë socialistë. Në një tavolinë në shoqëri të hareshme pinte purro kubane të zgjedhur dhe në tjetrën një ish-ministri i yti darkonte me verë që kushton më shtrenjtë se rroga minimale në Shqipëri.

Dy deputetët, pothuajse tërë jeta rrogtarë të shtetit që në jetën e tyre nuk e kishin parë këtë luks, por që sot jetojnë si sheikë në vendin më të varfër të Europës. Kjo është e vërteta tjetër e votës tuaj sot në Kuvend.

Please follow and like us: