Gjirokastër, u vranë sot nga fqinji, dedikimi që i bëri Leko gruas “live” në TV
Leko (Aleko) dhe Afërdita Kosta janë çifti i vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës nga fqinji i tyre me armë zjarri. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen “Palorto” të qytetit të gurtë. Nga të dhënat e para mësohet se dy viktimat kanë pasur një konflikt për kopshtin me fqinjin e tyre. Por Afërdita dhe Leko nuk janë një çift krejt i huaj për publikun shqiptar. Kohë më parë, ata morën pjesë në emisionin “Një mesazh për ty” të Ardit Gjebreas në “E diela Shqiptare”. Leko Kosta luajti në saksofon pas kërkesës së bashkëshortes së tij Afërdita për të mos braktisur pasionin për muzikën.
Please follow and like us: