Porositë e seksologes për akt intim me femrën e dehur…
Kurrë nuk është e sigurt që të kryeni marrëdhënie seksuale me femra që kanë pirë qoftë edhe një gotë. Cathy Mcculloch që ka 34 vite eksperiencë me ngacmimet seksuale, këshillon burrat të mos kryejnë marrëdhënie me vajza që kanë pirë qoftë edhe një gotë, pasi kjo mund të kompromentohet më pas. “Ligji është i thjeshtë, nëse një grua ka pirë një gotë dhe pas seksit thotë se nuk kishte mundësi zgjedhjeje apo lirinë për të zgjedhur, burri mund të akuzohet për përdhunim. Një burrë i dehur nuk mbrohet nga ligji. Problemi i vërtetë është se nuk ka një përcaktim ligjor se çfarë është ‘shumë e dehur’,” shkruan avokatja, sipas The Idependent. Sipas The Independent, duhet të shmangim seksin në gjendje të dehur për të evituar gjithçka që mund të pasojë? “Të sugjerosh që burrat dhe gratë të mos bëjnë seks të pirë është jorealiste”, sugjeron Claughton. “Nuk është e mundur të këshillosh njerëzit të mos përfshihen në seks të dehur, sepse sapo të jenë nën ndikimin e alkoolit do bëjnë atë që duan. Nëse mund t’i këshilloj vajzat dhe djemtë rreth seksit të pirë dhe miratimit, do të sugjeroja që meshkujt të vazhdonin me kujdes maksimal nëse ka një diferencë të madhe mes sasisë së alkoolit që ka pirë ai dhe vajza, veçanërisht nëse nuk kanë bërë seks më parë dhe nuk janë në një lidhje”.