Sejmen Gjokoli: MBESA IME, LAMTUMIRĒ!
Moj e shtrenjtë, e moj e mirë,
Mbesa ime xhevairë,
Si të të them lamtumirë ?!
Ç’qe moj, ç’qe gjith’ kjo gjëmë,
Ti ishe diell e hënë,
Pse na helmove të tërë ?!
Ti kishe mjaltë në gojë,
Ti për nxënës ishe hojë,
Ti ishe si bletë në zgjojë.
Ti me dritën kishe lerë,
Perëndesh, në atë derë,
Ç’patën që të derdhën sterrë?!
Jetën në mes pse ta prenë,
Për një gardh a për një pemë,
Pse e mbyllën atë derë?!
Ti për dije ishe prerë,
Jepje dritë për të tjerë,
Në klasë zbrisje pranverë.
Ike, mbesa ime, ike,
E qeshur si si lule drite,
Me imazhe Afërdite!
Mbesa ime, lamtumirë,
Moj e shtrenjtë e moj e mirë!
Please follow and like us: