Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA fillon pranimin e refugjatëve dhe shqiptarëve, 11 vende të ndaluara

Administrata Trump ka filluar të lejojë sërish hyrjen e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, ku përfshihen edhe shqiptarët. Nën programin e ri të firmosur nga presidenti Donald Trump, refugjatët do t’i nënshtrohen masave më të rrepta të sigurisë, ndërkohë që persona nga 11 vende nuk do të mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, pa një kontroll 90-ditor nga autoritetet. Shtetet e Bashkuara do të fillojnë sërish të pranojnë refugjatë, pas një ndalimi 120-ditor për hyrjet që përfundoi një ditë më parë. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se refugjatët e rinj që do të mbërrijnë do të përballen me masa më të rrepta sigurie. Sidoqoftë, personat nga 11 vende të konsideruara me rrezikshmëri të lartë nuk do të kenë mundësi të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, teksa do të qëndrojnë në pritje të një shqytrimi 90-ditor për zbatimin e masave edhe më të rrepta të kontrollit. Ky zhvillim vjen pasi kreu i shtetit Donald Trump nënshkroi një dekret presidencial për të zëvendësuar urdhrin e vjetër. Autoritetet kanë refuzuar të cilësojnë 11 vendet në listën e përkohshme të ndalimit, por agjensitë e refugjatëve përmendin vende si Egjipti, Irani, Iraku, Koreja e Veriut apo Jemeni, teksa vihet re se bëhet fjalë kryesisht për kombe me shumicë muslimane. Sipas zyrtarëve amerikanë, disa prej aplikantëve do të kalojnë në një proces rishikimi të veçantë për të parë nëse ata nuk paraqesin kërcënim për Shtetet e Bashkuara.

Please follow and like us: