Albspirit

Media/News/Publishing

Sot Kuvendi vendos fatin e ish- ministrit Tahiri

 

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, me anë të një votimi të fshehtë do të marrin vendim sot nëse kërkesa e Prokurorisë për Krimet e Rënda për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, do të miratohet, apo do të rrëzohet.

Votimi do të shërbejë dhe si një test besimi dhe prove mes shumicës dhe opozitës së bashkuar PD-LSI, pasi në raste të tilla deputetët jo gjithmonë kanë zbatuar vendimet e grupeve parlamentare përkatëse.

Por a pritet të ketë surpriza rezultati? Për kandidaturën e Gramoz Ruçit për kryetar,  PD i rrodhën votat, ndërsa LSI nuk mori pjesë në votim, për të shmangur rrjedhjen e votave.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, para publikimit të raportit të përbashkët  deklaruan votën pro arrestimit të deputetit Saimir Tahiri.

Menjëherë pas kërkesës së prokurorisë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili, është shfaqur dy herë në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Bashkimi i PD dhe LSI në një front opozitar është mbështetur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. b.m/dita

Please follow and like us: