Albspirit

Media/News/Publishing

Veshjet popullore të Turqisë Europiane, e veçmas shqiptare, më 1873, nga Osman Hamid Beu

Skënder Jashari

 

Veshja simbolizon edhe identitetin kombëtar, fetar, kulturor dhe social! Identiteti kombëtar përmes veshjes, është karakteristike për çdo komb në botë, e njëjjtë edhe në Gadishullin Ilirik. Identitetin kulturor dhe statusin social po ashtu veshja e tregon!

Mirëpo objekt në këtë trajtim është identiteti fetar! Përmes veshjes mund të vijmë në disa konkluzione të cilat sidomos kohëve të fundit, por edhe më herët (gjatë këtij shekulli të fundit), është shoshitur në mesin e shoqërisë sonë!

Sa për fillim, në periudhën nga muaji maj deri në nëntor 1873 në Vjenë të Austro-Hungarisë, u mbajt hapur një ekspozitë, e cila u vizitua nga mbi 7 milionë njerëz. Kjo ekspozitë njihet si ndër më të mëdhat që i tejkalonin edhe ekspozitat e mbajtura në Londër të viteve 1851, 1862 dhe të Parisit të 1855 dhe 1867. Edhe pse në këtë kohë fotografitë ende ishin në fazën e hershme të zbulimit, të tilla u paraqitën në këtë ekspozitë. Fotografitë paraqitnin edhe veshjet e shqiptarëve (që ishim ende nën pushtimin osman)! Me këtë rast u koleksionua një libër në gjuhën frënge “Kostumet popullore të Turqisë Europiane” (Les Costumes populaires de la Turquie ex 1873 Turquie D’europe), libër i cili gjendet edhe në Bibliotekën e Harvardit, më vitin 1873, në Stamboll (Konstantinopojë)! Fotografitë janë të autorëve turq (Osman Hamid beut), e jo të autorëve shqiptarë, Austro-Hungarez a të tjerë!

Kur shikohen fotografitë, që tregojnë se në vitin 1873, realiteti ishte shumë qartë i paraqitur. Derisa 1 fotografi flet sa 1000 fjalë, kjo nuk do më shumë argumentim, për të faktin që realiteti ishte siç është paraqitur, e jo siç tentojnë t’na e paraqesin të vetëquajtur hoxhallarë. Këta të vetëquajtur hoxhallarë (agjentë islamikë të Serbisë, Turqisë, Arabisë, Rusisë), tentojnë që të thirren ‘gjoja janë e kaluarën jonë, gjoja se femra shqiptare ka qenë me vjeshje islame (me perçe-hixhab)! Këta thirren në traditën e pushtimit osman të mbi 550 vjetësh të trojeve tona! Derisa vetë Beu Osman, e demanton me këto fotografi të mëposhtme! Fotografitë e bëra në vitet 1873 (pak vite pasi ishte zbulur aparati fotografik), tregon që edhe në këtë vit, shqiptarët dhe shqiptaret nuk ishin me veshje si myslimanët dhe myslimanet!

Në këtë fotografi paraqitet gruaja myslimane nga Prizreni, e cila nuk është e mbuluar me perçe e hixhab, madje në bazë të veshjes që mban, shihet qartë që është shqiptare-krahaso me predikuesit  e porositur nga Serbia, Turqia, Arabia dhe Rusia (të vetëquajtur si hoxhallarë), që thirren gjoja në mbulesa islamike të nënave tona më përpara!

Femrat në këto fotografi më së miri demantojnë pretendimet e propagandës të bëra nga të vetëquajtur hoxhallarë (realisht agjentë islamikë të Serbisë, Turqisë, Arabisë, Rusisë), që thonë për veshjet e femrave në të kaluarën, ishin me perçe, hixhab, etj! Shihen plotësisht fytyrat e tyre të femrave shqiptare, si tyre shqiptareve myslimane të qytetit a të Malësisë, ashtu të krishtera. Krahaso këto veshje me mbulesat islamike turke dhe arabe në trojet tona, që imponohen dhe paguhen të vishen prostitutat shqipfolëse dhe të tillat të prezentojnë gjoja kulturën dhe veshjet shqiptare!

Në fshatra zakonisht më vështirë depërtojnë traditat e huaja (në këtë rast edhe veshja e huaj). Asnjë element në veshjen e femrës fshatare shqiptare, nuk është e huaja! Madje si femra si mashkulli, janë me veshje identitare shqiptare. As fshataret tona, nuk ishin të mbuluara me “plafa” islamike!

Shqiptari i cilëdo klasë-shtresë socio-ekonomike të ketë qenë, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, ishte me veshje identitare shqiptare! Asnjëri nuk vishte veshje islamike, osmane-turke! Duke pasur parasysh përpjekjet e Sulltan Abdyl Hamidit dhe pasardhësve të tij, që të osmanizonin Perandorinë Osmane, sërish as këta nuk ia arritën tek shqiptarët! Mbi bazën e gjitha këtyre foto-dokumenteve, shihet qartë, që Perandoria Osmane nuk kishte arritur deri në vitin 1873, që t’i tjetërsonte shqiptarët! Madje edhe atyre që ia kishte ndërru fenë (që i kishte bërë mysliman), nuk kishte arritur që t’ia tjetërsonte mentalitetin dhe as Identitetin kombëtar! Për fat të keq periudha e mëvonshme, nga 1878 (afërsisht) e deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ishte periudha e Golgotës Shqiptare (ku një pjesë e madhe e shqiptarëve nën dhunën e paparë-gjenocidin osman-turk dhe sllavo-grek, u tjetërsuan në Identitetin Kombëtar, duke pranuar kombin turk, grek, sllave, etj për të shpëtuar nga vdekja)!

Kjo foto e femrës myslimane nga Selaniku, tregon çdo gjë! Kjo shpjegon pa patur nevojë për fjalë! Femrat myslimane ishin me veshje karakteristike, që nuk u pa në asnjë rast në fotot e mësipërme ku paraqiteshin femrat shqiptare. Kjo myslimane ka  mbuluar plotësisht fytyrën pos syve, po ashtu mbulesa e sipërme është plotësisht e bardhë, duart e zbuluara (që disa shqipfolëse të sotme i veshin dorëza). Kjo nuk është shqiptare myslimane, por është turke.[1] Kjo fotografi përfundimisht i demanton agjentët Islamikë të Serbisë, Turqisë, Arabisë, Rusisë, që femrat shqiptare gjoja paskan qenë të mbuluara me mbulesa islamike në të kaluarën!

Madje  për më shumë, as boshnjakët  dhe boshnjaket nuk kanë mbajtur veshje islamike, pra dallojnë  edhe nga  veshjet myslimane që kishte myslimaneja në foton më sipër në Selanik. Gjyshërit tonë, por edhe pleqët në Luginë të Preshevës, na e linin porosi, që pos “Turkut edhe shkau na bëri mysliman, sidomos nga Nishi deri në  Luginë e ma gjerë!” Tjetërsimi i një pjese të shqiptarëve (që i takonin besimit islam) në  identitetin Turk, mysliman( si komb), boshnjak, mysliman serb-”serpski muslimani”, goran, si dhe të shqiptarëve (ortodoksë) të tjetërsuar në grek, sllav etj, ndodhi edhe më theksueshëm në periudhën e Golgotës Shqiptare (1878-1912, por që vazhdoi edhe më pas!).

 

Please follow and like us: