Albspirit

Media/News/Publishing

Andi Bejtja: Gazetarë… kini dinjitet, bojkotoni Edi Ramën!

Pamë një skene që  nuk e kemi pare ne asnje vend të botes, ne asnje vit, ne asnje shekull, ne asnje epoke: Kryeministrin e një vendi që  del perballe gazetareve të kombit të vet duke i thene haptas, që  kam dale të merem me ju dhe i fyen i poshteron, i quan të paditur, injorante etj etj, jo per 10 sekonda një apo dy minuta, po per minuta të tera, madje duke u larguar, dukej qarte dhe i pangopur…Nuk i mjafton që  ka blere pjesen derrmuse të pronareve të  medias me njemije menyra të drejtperdrejta e të terthorta, por do të mendojne si ai jo vetem gazetaret e thjeshte, por edhe operatoret edhe montazhieret, madje dhe shoferet e medias.

Të gjithe jemi të ndergjegjshem që  gazetaria shqiptare ka problemet e veta, mund të kete shume me pak të ditur se Edi Rama, mund të kete dhe shume me të ditur e të shkolluar se ai: por një gje ja u them me plot gojen: me gjithe problemet, me gjithe paditurite, me gjithe kompromiset, madje dhe me faktin e shemtuar se shpeshehere media ka qene dhe zgjatim i politikes, media shqiptare është me pak e qelbur dhe me profesionale se politika shqiptare. E kemi pare kryeministrin tone ne studio televizive, me gazetare të ndryshem që  i ka ofenduar po njesoj si sot, por akoma nuk e di t’i jape pergjigje pyetjes se cili është investimi me i madh ne Shqiperi dhe nuk e thote dot akoma sot e kesaj dite: e kemi pare neper samite të ndryshme kur ai tregonte barcaleta dhe kryeministri i Serbise merte para per vendin e tij..etj etj.

E kemi pare të shaje dhe të ofendoje kedo, jo vetem gazetaret, por dhe opoziten dhe ish aletatet, të jeni të sigurte pak me vone do të shaje dhe do të ofendoje edhe popullin me të cilin mendon se po bashkeqeveris tani: të vetmit që  nuk ka share asnjehere jane të fortet dhe trafikantet. Po nuk ka rendesi, le të behemi pak amerikane: Kryeministri po e mbron me thonjte e lyer me balte profesionin e tij, poltiken: gazetare mbroni profesionin tuaj gazetarine: hiqjani mikrofonin Edi Rames.

Please follow and like us: