Çështja “Tahiri”, Koçijançiç: Do ta monitorojmë çështjen nga afër
Për çështjen”Tahiri” foli sot edhe Zëdhenësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç.
Ajo deklaroi se pritshmëria e Brukselit është që hetimi, dhe të gjitha hapat e nevojshme të ndërmerren në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ajo tha se Bashkimi Europian do ta monitorojë këtë çështje nga shumë afër.
“Ju e dini që Komoisioni Europian përgatit raportin e tij vjetor, ku kjo do të jetë në një vëzhgim të rreptë, duke qenë se lufta kundër krimit të organziuar dhe reforma e drejtësisë janë prioritete”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp, e pyetur nga gazetarja e Tv Klan, Erisa Zykaj.
Ditën e sotme, me kërkesë të Prokurorisë, oficerët e Policisë Gjyqësore kontrolluan për dy orë banesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.