Federata Europiane e Gazetarëve mbron gazetarët shqiptarë
Pas deklaratës së djeshme të tre organizatave shqiptare të medias ka reaguar sot edhe Federata Europiane e Gazetarëve me seli në Bruksel.
EFJ mbështet shqetësimin e gazetarëve shqiptarë pas fyerjeve dhe intimidimit që bëri kryeministri Edi Rama një ditë me parë.
Në deklaratë thuhet se “Federata Europiane e Gazetareve” sjell në vëmendje se çdo gazetar ka të drejtën të bëjë pyetje që edhe mund të mos u pëlqejnë politikanëve dhe kjo nuk është një arsye për t’i intimiduar e sulmuar ata për punen e tyre investiguese. Kjo sjellje e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptarë, duhet të ndalet.”
Kujtojmë këtu se dje kreu i qeverisë në një dalje për mediat nga Kuvendi përdori fjalë fyese ndaj gazetarëve dhe më vonë me një status në rrjetet sociale u shpreh se ky ishte opinion i tij.
Ndërsa sërish sot, Rama sërish ka fyer gazetarët duke u shprehur “mos dëgjoni gazetarë dhe mos lexoni gazeta se ju bllokojnë aparatin tretës”.
Albanian PM insulted journalists for reporting on drug trafficking involving former minister