Albspirit

Media/News/Publishing

Ftesë për debat me profesoreshën Zamira Çavo

 

Çerçiz Loloçi

Si një zë qytetar, akademike gjithashtu, pa asnjë lidhje të dyshimtë me të kaluarën totalitare dhe të sotmen demokratike, kam përcjellë çdo shqetësimin tuaj dhe do ta bëj përherë sa të kem mundësinë e një portali që menaxhohet prej meje, por që nuk është imi sepse që ka një mison publik: t’i shërbejë shqiptarëve, ta informojë sa më shpejt, të jetë mundësisht i paanshëm, i pavaruar nga oligarkët e djeshëm dhe të sotëm.

Në shënimin tuaj që kalon menjëherë në “Albspirit”, ju keni vënë re alfabetizmin e reporterëve që pyesin naivishit shtetarin më jetëgjatë në pushtet në Shqipëri (ministër Kulture, tre herë krybashkiak i Tiranës dhe një mandat e pak kryeministër), çka është plotësisht e vërtetë, por nuk është thelbi i problemit. Komuniteti i medias në vendin tonë aktualisht është në gjendje mjaft të mjerueshme, përjashtuar një grup pronarësh dhe analistësh, neveritës deri në përbuzje, që puthin çdo b. pushteti thjesht dhe vetëm për të shtuar pasurinë e tyre. Megjithatë ngjarja më e rëndë është afera e Saimir Tahirit dhe kryeministri ia arriti që ta zhvendosë vëmendjen nga ky kryeskandal tek një sulm imagjinar kundër tij, çka ranë brenda analistë, portale, opozitarë dhe qëndrestarë.

Nuk ka dyshim se ministri Tahiri, me një mandat të plotë 4-vjeçar si Ministër i Brendshëm, ka qenë titullari më foshnjërak i shtetit shqiptar që nga 1912-ta, që edhe kur nuk e përzgjidhte më Rama, arrinte të organizonte forcat e policisë, nga struktura bazë deri në policinë e Qarkut që të formulonin parrulla bolshevike “Faleminderit Saimir Tahiri”. Vetëm me këtë gjest pozita e sotme, kryeministri, apo vetë Tahiri donin të thonin se kjo është jo një polici shteti, por një polici partiake, pra e Partisë Socialiste.

Megjithatë kjo është thjesht lëvozhga. E vërteta është se as PD dhe as PS nuk kanë dashur dhe nuk duan asnjëherë që të kenë një institucion kushtetues për Policinë e Shtetit, kurrsesi për Gardën e Republikës apo agjenci të tjera ligjzbatuese dhe këto struktura të rëndësishme në një shtet demokratik kanë qenë shumë herë palë me krimin, mbështetëse të tij dhe rekordet më të mëdha padyshim i ka Saimir Tahiri.

Dhe pikërisht për këtë kryeskandal të padenoncuar nga opozita, por të shpërthyer nga shërbimet inteligjente italiane, kryeministri i kryqëzuar nga kanabisi gjeti rrugëdaljen e poshtërimit të medias, ku ranë brenda të majtë e të djathtë. Pikërisht ky u bë lajmi i ditës, ndërkohë që kemi lajme akoma më të tmerrshme: deputetë me rekorde kriminale në Kuvendin e ri, ministra aktualë të përfshirë në afera seksuale apo korruptive dhe ngjarje të tjera shumë të rënda që na poshtërojnë si qënie, komb dhe shtet.

 

Please follow and like us: