Basir Çollaku: Shërbimet e huaja filmuan Ramën dhe Tahirin në një takim kriminal
Sipas gazetarit Basir Çollaku, fakte të tjera pritet të publikohen shumë shpejt në media, duke mos përjashtuar filmimet. Gazetari tha se të regjistruar në video janë Edi Rama dhe Saimir Tahiri.
“Në përpjekjen kur zoti Tahiri, në kulmin e debatit të avionëve tentoi të qëndronte në detyrë, ajo që e ktheu në detyrë ishte një shkëmbim i natyrës kriminale. Kjo është e filmuar nga shërbimet partnere. Do të bindemi shumë shpejt” – u shpreh gazetari Basir Çollaku. Në studion e “Opinion” Çollaku tha se edhe agjentët e antidrogës të intervistuar prej tij janë kërcënuar me shprehjen “na keni kundër edhe neve edhe shtetin”. Sipas Çollakut ka drejtues policie që kanë 4-5 milion euro në shtëpi, të fituara nga trafiku i drogës. Ai theksoi se këtë shumë ata e kanë grumbulluar në banesë, pasi kanë çuar taksat lart. Gazetari shtoi se ka pasur një dëshmi të një agjenti të antidrogës, i cili i tregoi se kupola e policisë është e korruptuar.