Albspirit

Media/News/Publishing

Gëzim Basha: Edhe “Avokat,” edhe kunder Minoritetit

 

Debati publik ne Shqiperi shpesh helmatiset nga njerez te c’ekuilibruar qe cuditerisht gezojne hapsire mediatike te madhe, ne disproporcion te plote me aftesite e tyre. Deklaratat e tyre, shpesh te papergjegjshme, jane pyka te mprehta qe ngulen, jo pa efekt, ne trupin e shoqerise Shqiptare.
Avokat Ngjela, le ta quajme me nje nofke–a ndajshtim– qe duket se i pelqen, u shpreh tek Zheji–sipas youtube–se Minoriteti Grek ne Shqiperi eshte nje turme e ardhur nga Anadolli per te punuar si raja ne tokat e bejlereve autoktone!
E verteta eshte se nuk ka asnje deshmi historike se minoritaret greke jane te ardhur, perkundrazi ka te dhena se shume prej tyre jane larguar drejt hinterlandit Grek. Historikisht levizjet demografike kane qene me kah drejt jugut dhe jo anasjelltas. Po kujt t’ja thuash? Ne Shqiperi historiografia ka degraduar ne nendege te kulinarise ku shijne hamsat e fondeve publike…
Pasaktesia historike e sherbyer si e vertete, eshte shenje e gjymtimit mendor, kurse perpjekja per te poshteruar te ndryshmin prej teje shpreh ligesi shpirterore.
Te thuash se Enver Hoxha dhe ligji i vitit 1991, i beri minoritaret me toke eshte marrezi dhe verberi. Te dhenat e vitit 1938 tregojne se minoritaret ne Gjirokaster dhe Sarande nuk kane qene me pak pronare se ne Shqiptaret me toka dhe blegtori.
Te perpiqesh te kultivosh kompleksin e ardhacakut pa prone tek pakicat eshte forme e fshehur per t’ju hequr token poshte kembeve, synon ankthin e egzistences qe shpie ne nje spastrim te ngadalshem etnik.

Please follow and like us: