Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Lasgush Poradeci i shkruante Dhimitër Pilikës…

Shënim i Lasgushit në një copë letër.
Dhimitër Pilikës, t’i përgjigjem që më tha: “kam vënë re se ti Lasgush, je shumë modernist: s’përdor emra mitologjike”. Unë Lasgushi nuk kam përdorur kurrë në poezinë time emra mitologjike (greke ose romake), jo se jam modernist, as se jam modern, po se dua të jem me ndjenja, me shprehje të përjetëshme, d.m.th përgjithërisht të njerëzishme, humane, të kupturashme dhe jo se dua të jem modern në poezi. Poezia s’ka as modernizmë as mitologjizmë. Edhe Gëteja, Shileri përdorin “Amor”, “Venus”, “Zeus”, etj – sa keq! Përdorin edhe gjer më sot poetë të Europës – edhe Asdreni. Shumë keq. Ç’kërkon mitologjia greke dhe romake në poezinë e Gëtes, të Shilerit? Të Europës, të Shqipërisë? Kush i kupton fjalët mitologjike? Veç ndonjë specialist i antikitetit. Lexonjësi do kuptuarshmëri, jo specialshmëri. Lasgush
Mund të përdorim, p.sh., fjalën indike Kamadeva, po duhet t’i-a shpjegojmë atypëraty lexonjësit, t’i themi se “Kamadeva” në mitologjinë indike është zoti i dashurisë – dhe kuptimi për lexonjësin është imediat. Lasgush.

 

(Marrë nga FB i Marie Lasgush Poradecit)

Please follow and like us: