Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria shkarkon Piro Xhixhon e LSI, ja vendimi i plotë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është shkarkuar Piro Xhixho, propozuar nga LSI si kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. 
VENDIM PËR PROPOZIMIN KUVENDIT PËR LIRIMIN E NJË ANËTARI, I CAKTUAR KRYETAR, TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 116, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin Kuvendit për lirimin e z. Piro Xhixho si anëtar, i caktuar kryetar, i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Please follow and like us: