Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Hida: Saga e tragjedisë shqiptare, mjerisht, ende po vazhdon në shtigje djalli

Shqipëria si shtet dhe shqiptarët si komb në të gjitha Trojet Etnike kanë një histori shumë të bujshme, por edhe mjaft tragjike në të gjithë hapësirën e Gadishullit të Ballkanit, ndaj edhe nga pikëpamjet shoqërore, ekonomike e politike dhe rrethana të tjera shqiptarët janë trajtuar si popull i prapambetur dhe i sunduar, i përçarë dhe i shkelur nga shumë regjime ndër shekuj, nga sulltanë e carë, nga mbretëri e armiq të huaj….
Të gjitha këto fakte e kanë detyruar shqiptarin të merrte rrugët e emigracionit nëpër botë. Populli ynë i syrgjynosur, ndër shekuj është shpërngulur, i detyruar të braktisë vendlindjen vetëm për të mbetur gjallë. Këtë fakt e njeh historia; por nëse kësaj i shtojmë edhe faktin tjetër se i huaji gjithnjë e ka vënë në lojë fatin e shqiptarëve duke nxitur grindje të ndërsjella, përplasje të çuditshme, që ishin e janë strategji e tij për interesat e veta, shqiptari vazhdon të vijë vërdallë tragjikes së tij, të cilën e njeh gjithë bota… Deri tani i vetmi aleat i sigurtë për të kanë qenë dhe mbeten vetëm SHBA.

Please follow and like us: