Albspirit

Media/News/Publishing

Flora Nikolla: Të djeg çdo gjë dhe në fund të le vetëm pasionin

Gazetarja Flora Nikolla, ka mbajtur një ligjeratë mbi shtypin shqiptar pas komunizmit , në bibiotekën e Kongresit amerikan, në Washington DC, ku kanë marrë pjesë drejtues të lartë të bibliotekës  më të madhe në botë , përfaqësues të komunitetit shqiptar në Washington  si dhe përfaqesues të medias amerikane.

Në fjalën e saj, Nikolla, ka bërë një rrëfim të jetës të saj si publiciste, të lidhjes së saj  dhe arsyeve të përkushtimit të saj ndaj këtij profesioni , sipas të cilës, të djeg cdo gjë dhe në fund të le vetëm pasionin.

Gazetarja Nikolla, ka treguar gjithashtu mbi zhvillimin e shtypit shqiptar pas viteve 90-të ndryshimet që pësoi ai, lindja e zhvillimi i një brezi të rinj gaztarësh , lindjen e gazetave  dhe televizioneve, hopin  që pësuan ato pas viteve 2000, ashtu sikundër edhe krijimin e një raporti të ri mes bizneseve dhe gazetarëve duke  përvijuar kësisioj një pushtet të pestë.

Ky aktivitet u rregjistrua nga  Libraria e Kongresit amerikan për të qënë pjesë e arshivave të vyera, që ndodhen në këtë bibilotekë gjigande jo vetëm për kombin amerikan , por për të gjithë botën. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Degën e “Vatrës” në Washington.

Please follow and like us: