Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani: Ti nuk je e vetme në shqetësimin tënd!

 

Flokët e tua do të rriten, vetullat dhe qerpikët prapë do të dalin, prapë në fytyrën tënde do të ketë gëzim, shpirti yt nuk do të ketë frikë për nesër të zgjohet, ti do zgjohesh e lumtur dhe pa dhembje, ti nuk do qash, të lutem mos qaj, ti je ajo që ke shpirt luftarak dhe e mposht çdo të keqe; a nuk është kështu,andaj zgjohu,zgjuhu për hatrin tim, lufto sepse do ta mposhtësh, mua do me kesh pranë ngado, do ta mbaj dorën, do t’i fshij lotët, do të dhuroj dashuri, por të lutem ti mos u lodh, mos u lodh sepse nëse ti lodhesh atëhere do të lodhem dhe unë, të lutem zgjohu dhe më përqafo, zgjohu në këmbë dhe triumfo, thuaj unë jam ajo që e munda këtë të mallkuar kancer, dua të dëgjoj forcën tënde, dua dhe dua të ngrihesh.

Unë e di që prej sëmundjes së rëndë ti nuk lodhesh.

Zgjohu, lufto, vishu, rregullohu, shtoje një buzëqeshje në fytyrën tënde dhe tregoi botës që ti do ta mposhtësh. E di që brenda je e lodhun dhe shpirti po më qan për këtë fakt, por e di që ti do ta mbledhësh forcat dhe do ia dalësh si gjithmonë, nuk është faji yt pse ke kancer, nuk e di as kush e shpiku, por e di që fuqia e mendjes dhe pozitiviteti yt do e mposhtin.

S’ka lidhje që s’ki flokë, ti prapë je ma e mira n’botë, s’ka lidhje që je trashur nga terapia, ti prapë je ma e mira, s’ka lidhje që ke kancer ti prap mund të ia dalësh me fuqinë e mendjes. Mos rri në shtrat, po zgjohu e tregoi botës se ti mund ta mundësh kancerin dhe nuk do të lodhesh, zgjohu dhe ta luftojmë sëbashku. Mos, mos qaj, fillo më buzqesh, pozitiviteti yt kancerin do ta zbeh, ti mund kancerin me eliminu, fuqia jote e zemrës, mendjes, shpirtit tënd kancerin do ta rrëzojë.

Nuk je e vetme në rrugën tënde, ka edhe të tjera femra që kanë vuajtur nga e njëjta sëmundje, por me këmbëngulje, me vullnet, duke parë gjithherë nga e tashmja dhe e nesërmja, kanë mundur t’ia dalin mbanë, të frymëzohehen nga njerëz me ideale të larta…

Eja dhe dëshmo, ti nuk ki kancer dhe do të jetosh.

Please follow and like us: