Albspirit

Media/News/Publishing

Kompania ‘Neranxi’, paraqitje dinjitoze në Panairin HOST FIERA MILANO

Këtë fundjavë që lamë pas, Shqipëria nuk është lakuar vetëm për drogë në mediat italiane dhe më gjerë. Kompania ‘Neranxi’ dhe Instituti Kulianar ‘Neranxi’ kanë qenë pjesmarrëse në “Kampionatin Botëror të Pasticerisë, Akullores dhe Cokollatës FIPGC” në Panairin HOST FIERA MILANO, datë 21-24 tetor 2017. Specifika e këtij kampionati ishte se duhej të përfaqësoheshe si shtet, jo si kompani private, por ne, nga dëshira për të qenë pjesë e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm, morëm përsipër të konkurrojmë me vende të cilat kishin marrë financime të mëdha shtetërore për të qenë pjesmarrës dhe natyrisht ishin shumë të favorizuar. Përveç kësaj, 40 vendet pjesmarrëse kanë një eksperiencë kulinarie shekullore, shumë më e madhe se e jona. Megjithatë Shqipëria e përfaqësuar nga një sipërmarrje private, arriti të ketë një paraqitje shumë dinjitoze, mori vemendje në shumë programe televizive që u përgatitën mbi këtë Kampionat dhe në fund u vlerësuam me medalje dhe çertifikata mirënjoheje, ndërkohë që çmimin e parë e mori Italia. Kam një falenderim të veçantë për tre specialistët e pastiçerisë që na përfaqësuan dhe gjithë stafin që punoi me përkushtim. Tek Neranxi ne na pëlqejnë shumë garat dhe sfidat, sepse besojmë se po punove shumë, një ditë mund të marrësh edhe çmimin e parë. Suksese!

Nikollaq Neranxi

Fotografia e Nikollaq Neranxi

Fotografia e Nikollaq Neranxi

Fotografia e Nikollaq Neranxi

Please follow and like us: