Kuçova e naftës – qyteti i kinemasë italiane në “7 netët nostalgjike të filmit”
Skender Jaçe- Kineast
1 – 7 Nëntor 2017
Kinematografia si një art i fuqishëm dhe tepër masiv, në rrugëtimin e saj 121 vjeçar, përsërit dhe promovon vlerat më të mira të saj. Te fiksuara në Celluloidin shekullor ajo shpalos kohën, Kulturën, zakonet, zhvillimet social politike të çdo Kombi. Këtë qëllim ka dhe organizimi i formatit kinematografik : “7 Netët e nostalgjisë të kinemasë Italiane”. Ky aktivitet do të organizohet në qytetin naftëtar Kuçovë në kinemanë bashkëkohore “Kadri Roshi” nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Selfo Kapllani. Organizatorja “Cinemania film” Tiranë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, Arkivin Qendror Shtetëror të filmit, si dhe Qendrën Kulturore Feniks dhe Zyrën Arsimore të Kuçovës, e shikojnë zhvillimin e këtij aktiviteti kinematografik përtej projeksioneve filmike në një kënd vështrimi tjetër, duke hapur një dikutim të gjerë mes të rinjëve dhe sidomos asaj shkollore për shijet, estetikën dhe dashurinë ndaj artit të 7-të, i cili rezaton dhe sugjestionon vlerat më të mira ndaj jetës. Kinemaja Italiane e sidomos filmi autor i brezit neutralist kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë Botërore, emra të njohur si regjisorët: Giuseppe De Santis, Damiano Damiani, Mauro Bolognini, Federico Fellini etj. Gjithashtu Aktorët e mëdhenj si : Marcello Mastroianni, Raf Vallone, Antonella Lualdi, Silvana Mango, Ornella Muti, Enrico Maria Salerno, Anna Magnani, Marina Vlady, etj. Sipari do të ngrihet me filmin “Orizi i Hidhur” një film film që u ndalua të shfaqjet në ekranet shqiptare nga paradokset e kohës. Filmi është nominuar me çmimin Oscar në vitin 1949. Aktiviteti do të ndiqet falas nga spektatori i qytetit Kuçovë, do të ketë të ftuar personalitete të kulturës dhe artit, surpriza të cilat do të përcillen bukur gjatë 7 netëve të projeksioneve Italiane do të gjallërojnë jetën artistike në këtë qytet.
Please follow and like us: