Albspirit

Media/News/Publishing

Oficerët kontrollojnë shtëpinë e Tahirit, marrin bizhuteritë e bashkëshortes së tij

Pas autorizimit të mazhorancës parlamentare për hetimin e Tahirit,  4 oficerë kanë zbarkuar me mjetet e tyre në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, ku ishte prezent edhe avokati i tij, Maks Haxhia. Kontrolli ka vijuar për rreth 1 orë, ndërsa oficerët nuk kanë nxjerrë asnjë detaj nga puna e tyre. Sipas burimeve të BW, mësohet se ata kanë marrë nga shtëpia e ish-ministrit disa bizhuteri të bashkëshortes së tij, për të verifikuar nëse janë ato që përmenden në dosjen e Habilajve.

Përgjimi

“Moisiu futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylykë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë”.

Moisi: Bënë goxha.

Sabi: 1000 euro?

Moisi: Sa?

Sabi: 2000 euro…

Moisiu tregon se të dy bënin 18 mijë euro, por i kishte marrë për gjysmën e lekëve.

Sabi: I pagove 9 mijë euro me lekë në dorë?

Moisi: Po.

Sabi: Nuk kishte ndonjë telekamera?

Moisi: Jo. Vetëm ajo përpara gjykatës.

Moisiu i tregon se njërin nga byzylykët ia ka marrë nënës dhe tjetrin gruas së tij me gurë të çmuar dhe diamante./L.P./Dritare.net

Please follow and like us: