Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyqtarë dhe prokurorë që rrezikojnë karrierën

Në periudhën kohore 2013-2017 grupet e kontrollit të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë kanë ushtruar kontrolle nëpër institucionet e gjyqësorit, por edhe të prokurorisë, ku janë konstatuar jo pak shkelje të bëra. Për një pjesë të gjyqtarëve e prokurorëve janë marrë masa procedimi disiplinor, që mund të rrezikojnë vijimësinë e qënies së tyre pjesë e sistemit të drejtësisë, pas kryerjes së vetingut.

Të dhenat zyrtare flasin se të proceduar të këtij lloji numërohen gjithsej 76 gjyqtarë e prokurorë, ndërkohë që gazeta sot raporton se 50 prej këtij kontigjenti janë prokurorë, kurse 26 gjyqtarë.

Gjatë vitit 2013 rezulton të jenë 16 gjyqtarë dhe 19 prokurorë për të cilët është iniciuar ndërmarrja e procedimit disiplinor. Ndërkohë që në vitin 2014 të tillë rezultojnë të jenë 7 prokurorë dhe 15 gjyqtarë, nga 21 raste të verifikimit të ankesave, në 2015 numërohën  24 prokurorë dhe 5 gjyqtarë të gjykatave të shkallës së parë për të cilët është iniciuar procedimin disiplinor. Një vit më pas numërohën nëntë raste gjyqtarësh për të cilët është kërkuar dhe marrë masë ndëshkimi disiplinor.

Motivet e ndërmarrjes së të tilla masave janë të ndryshme. Ato lidhen me shkeljet e bëra, ku më evidente  rezultojnë të jenë pushimet e befta të hetimeve nga ana e prokurorëve dhe zvarritjet e gjykimit  e vonesat në arsyetimin e vendimeve nga ana e gjyqtarëve.

Masat e marra do të jenë pjesë e dosjeve personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë procesit të vettingut, ku do të vendoset fati i të ardhmes së tyre profesionale. Gjithsesi ekspertët paralajmërojnë rrezikim të qënies pjesë e sistemit për të proceduarit disiplinor.

Please follow and like us: