Google ‘bashkohet’ me Soros për ‘verifikimin’ e lajmeve në internet
Erica Anderson, manaxhere e partneritetit në Google News Lab, bëri të ditur të enjten se kompania do të bëhet partnere me Rrjetin Ndërkombëtar të Verifikimit të Fakteve (IFCN) në Poynter Institute me qëllim “verifikimin” e lajmeve që shfaqen në motorin e kërkimit.
“Me kaq shumë informacion në dispozicion gjatë gjithë kohës dhe në të gjitha pajisjet, mundësia për të kuptuar menjëherë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është fals po merr rëndësi në rritje”, tha Anderson në një deklaratë.
Ajo tha se Google do të punojë me IFCN në tri mënyra: në rritjen e numrit të verifikuesve duke organizuar “seminare globale për verifikimin” e duke ofruar pagesa për organizatat e reja të verifikimit; në zgjerimin e fact-check workshops” and offering stipends for new fact-checking organizations; expanding the Kodit të Parimeve të IFCN-së në rajone të reja; në furnizimin e komunitetit të ICFN me mjete verifikimi të fakteve, pa pagesë.
Kodi i Parimeve u kërkon agjencive të lajmeve të plotësojnë pesë kritere për t’u siguruar që agjencitë do të jenë të ndershme, transparente dhe jopartizane. Janë 36 nënshkrues të Kodit të Parimeve, përfshirë Washington Post Fact Checker me prirje të majta dhe organizata të tjera verifikimi nga e gjithë bota.
Alexios Mantzarlis, drejtori i IFCN në Poynter Institute nxori një deklaratë ku thoshte se partneriteti 12-mujor “do t’i mundësojë IFCN-së të inkuajojë më tepër verifikim lajmesh në gjithë botën, duke ngritur ndërkohë standardet dhe ndikimin e iniciativave ekzistuese”.
Poynter Institute për Studime Mediatike financohet hapur nga Fondacioni Soros.
George Soros është kritikuar kohët e fundit për transferimin e rreth 18 miliardë dollarëve në Open Society Foundations, duke e bërë shoqatën më të madhe bamirëse në SHBA pas Bill and Melinda Gates’ Foundation. Fondacioni është akuzuar për nxitjen e të ashtuquajturve “revolucione me ngjyra” për instalimin e qeverive mike të SHBA.
Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha përmes një deklarate se disa organizata të financuara nga Soros “shpifin për shtetin hebre dhe synojnë t’i mohojnë të drejtën e vetëmbrojtjes”.
Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban e ka akuzuar Sorosin se po përdor paratë për të financuar OJQ liberale që ndikojnë në Bashkimin Evropian për pranimin e azilkërkuesve, me qëllim krijimin e një “Evrope të re, të përzier, të muslimanizuar”.
Poynter Institute merr fonde edhe nga Bill & Melinda Gates Foundation, National Endowment for Democracy dhe Omidyar Network, e cila është organizata jofitimprurëse e miliarderit liberale dhe themeluesit të eBay, Pierre Omidyar.
Partneriteti Google-Poynter u njoftua disa ditë para se ekzekutivë nga Google, Facebook e Twitter të dëshmojnë para Komisionit të Inteligjencës të Senatit dhe të Dhomës së Ulët në lidhje me ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.
Facebook, i cili është vendosur nën vëzhgim për rolin e tij në përhapjen e lajmeve të rreme gjatë zgjedhjeve, është partnerizuar me Poynter Institute për nxjerrjen e etiketës “disputed” (e kontestuar / e diskutueshme) për historitë e cilësuara si të rreme nga organizatat verfikuese që punojnë me gjigantin e medias sociale.
Lajmet që shënohen si të rreme nga përdoruesit e FB u kalojnë verifikuesve për t’i verifikuar. Nëse ata bien dakord që lajmi çon në drejtim të gabuar, ai do të shfaqet me etiketën “disputed”, bashkë me linkun e artikullit që shpjegon se pse lajmi mund të jetë fals.
Google News Lab më parë është partnerizuar me Poynter Institute për të prezantuar “Fact Check tag” që etiketon artikujt për të cilët kompania vendos se mund të përmbajnë verifikim faktesh me qëllim për të “ndihmuar lexuesit të gjejnë verifikim faktesh në artikuj të gjatë lajmesh”.