Hapja e dosjeve të Kennedy nxjerr fakte tronditëse nga vdekja e Marilyn Monroe
Një letër dërguar drejtorit të FBI zbulon planet për të botuar një libër duke pretenduar se presidenti i atëhershëm, Bobby Kennedy ishte pas vrasjes së yllit të Hollivudit.
Midis dosjeve të sapo publikuara të JFK-së është një letër që paralajmëron Robert F. Kennedy për një libër shpërthyes i cili pretendon se ai ishte përfshirë në vdekjen e Marilyn Monroe. Duke iu drejtuar të dy Prokurorit të Përgjithshëm Kennedy dhe Drejtorit të FBI-së, memorandumi zbulon përmbajtjen e një libri të titulluar “Vdekja e çuditshme e Marilyn Monroe”.
Letra njoftoi zyrtarët e inteligjencës amerikane Frank A. Capell për të publikuar pretendimet se Marilyn Monroe ishte përfshirë në një marrëdhënie me Kennedy.
Ai shprehet se: “Libri thotë se lidhja e Monroes me Kennedy ishte e njohur në rrethin e miqëve në zonën e Hollivudit”, por nuk u publikua asnjëherë”. Letra, dërguar më 14 korrik 1964, vazhdon të paralajmërojë për besimin e shkrimtarit se Bobby Kennedy kishte qenë pas vdekjes së papritur të yllit botëror. Sipas atij “Marilyn Monroe besonte se qëllimet e Kennedy ishin serioze dhe se ai i kishte premtuar se do divorcohej nga gruaja dhe të martohej me të.
“Kur ai nuk e bëri këtë”, shkruhet në libër, ajo ‘kërcënoi se do ta bënte publike marrëdhëniet e tyre’, e cila do të shkatërronte aspiratat e tij presidenciale.”Ishte ky momenti kur Kennedy vendosi të vepronte.”
Ai shton: “Sipas librit, Kennedy përdori të ashtuquajturin Komploti Komunist i cili ishte një mënyrë eksperte në eliminimin shkencor të armiqve të tij “për të vrarë Monroe duke e bërë vrasjen e saj të duket si një vetëvrasje”. Edhe pse libri u botua muaj më vonë në vitin 1964, ai nuk arriti të merrte vëmendje e publikut. Megjithatë, pretendimet e këtij libri përforcojnë akuzat se midis aktores dhe presidentit ekzistonte një marrëdhënieje jo fort e mirë.