Konsulli i nderit të Rumanisë: Kur drejtësia blihet, nuk ka investime të huaja
I ftuar në emisionin “Ekopolitikë”, konsulli i nderit të Rumanisë në Shqipëri, Elvis Toçi thotë se korrupsioni dhe sistemi i drejtësisë janë pengesa kryesore për investimet e huaja.
Ai ka pohuar se edhe pse tregu shqiptar është i vogël, korrupsioni dhe gjykatat e korruptuara i gjejmë lehtësisht.
“Rumania ka bërë reforma në shumë sektorë. Investime të huaja pa drejtësi, harrojeni. Si është sistemi i drejtësisë? Në momentin që thuhet se drejtësia blihet, nuk ka investime të huaja. Një njeri që ka lekët nuk është i interesuar të vijë të rriskojë. Një investitor nuk pranon kurrsesi që në një shtet që drejtësia nuk ka arritur në piketat e nevojshme. Ne jemi në periudhë reformimi, por nuk jemi në targetin e investimeve botërore. Treg i vogël, korrupsioni, gjykata të korruptuara. Ne sot kemi lule sporadike”, ka deklaruar Elvis Toci. /CityNews/