Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti jep dorëheqjen në sfondin e krizës politike

Presidenti i Kurdistanit irakian, Massoud Barzani njoftoi sot, në një letër drejtuar Parlamentit të rajonit autonom, se nuk do të ishte president pas 1 nëntorit, në sfondin e krizës së pazakontë mes Erbilit dhe Bagdadit. “Pas 1 nëntorit, nuk do të ushtroj më funksionet e mia dhe refuzoj që mandati im të zgjatet”, konfirmoi ai në këtë letër drejtuar Parlamentit. “Ndryshimi i ligjit mbi presidencën e Kurdistanit apo për zgjatjen e mandatit presidencial nuk është i pranueshëm”, vijon nismëtari i madh i referendumit të fundit për pavarësi, që shkaktoi humbjen nga kurdët të pothuajse të gjitha territoreve që pretendonin jashtë rajonit të tyre autonom.

Please follow and like us: