Rama: KE vlerësoi rritjen më të shpejtë ekonomike të Shqipërisë në rajon
Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa lajme të mira, sidomos në sektorin ekonomik në komunikimin e sotëm javor.
“Qetësia e zgjedhjeve që zgjati deri në rimbledhjen e parlamentit, ia la kohën rrugës së konfliktit për pushtet të çadrës. Sot dua t’ju siguroj se pavarësisht zhurmës dhe pengesave të këtyre ditëve, nuk e kam harruar punën për të cilën jemi zgjedhur. Komisioni Europian vlerësoi rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për uljen e borxhit publik. Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje inkurajuese. Edhe në luftën kundër informalitetit është konstatuar rritje e xhiros. Këto janë lajme të mira që më motivojmë, por që nuk na mjaftojnë. Ka kaq shumë për të bërë në çdo sektor”.
Please follow and like us: