Ylli Manjani: Nuk mbrohet as pushteti e as dinjiteti duke shpifur!
E trishtë!
Një Kryeministër; një Kryetar Grupi; një grup deputetësh (ku ka brenda edhe juristë); një maxhorancë e tërë nuk arrijnë të dallojnë një masë sigurimi nga një dënim penal!
Nuk dinë?!
Se besoj!
Duan të shfajsohen me rrena koti. Janë zënë në flagrancë e flasin përçart! Kështu bëjnë të gjithë të kapurit në flagrancë.
Dikush duhet tu thotë se kanë të drejtë të mos flasin. Se çdo gjë që thonë mund t’u përdoret kundër tyre!
Cilado qoftë arsyeja, e keq përdorjes së masës së sigurisë ndaj dikujt, është e trishtë të shohësh njerëzit e pushtetit ti përdorin këto gjëra për t’u mbrojtur!
Nuk mbrohet as pushteti e as dinjiteti duke shpifur!
Please follow and like us: