Ali Ahmeti shpall fitoren në shumicën e komunave shqiptare
Pas mbylljes së procesit të votimeve në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoni, kryetai i BDI Ali Ahmeti , shpall rezultatin në 10 komuna, ndërsa pretendon rezultat pozitiviv edhe në komunën e Gostivarit. “Jam këtu për të konfirmuar lajmin e fitores së madhe të BDI-së në Tetovë, Strugë, Çair, Dibër, Saraj, Likovë, Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së dhe njëkohësisht falënderoi votuesit dhe gjitha shtabet e partisë së tij. Ndërkohë sa i përket komunës së Gostivarit tha se janë në pritje të rezultateve finale, por njëkohësisht la hapësirë të kuptohet se po përgatiten për humbje të kësaj komune. “Besoj se VMRO-ja do të grumbulloj forcat dhe do ta njoh rezultatin zgjedhor. Apeloj deri tek udhëheqsia e VMRO-së që në plan të parë të vendosin interesat e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.