Albspirit

Media/News/Publishing

Arjan Çani dhe Blendi Fevziu shfaqen edhe në Top Channel

Drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” në tv Klan, Arjan Çani është parë dje në Top Channel në një prej emisioneve më të njohura në vend. Aktori Rezart Veleshnja ka imituar Arjan Çanin në “Portokalli” në miniemisionin  e sajuar atje me emrin “Zona e brrylit”. Ky është numri i dytë i Portokallisë që synon disa prej zonave më të sukseshme të Klan. Së pari është sulmuar transmetimi i telenovelave turke në Klan dhe tani shigjetat janë drejt Canit. Prej disa kohësh Klan ndodhet në krye të audiencës duke kaluar në vend të dytë Top Channel, një pozicion i cili më sa duket ka nervozuar drejtuesit e këtij të fundit.

Po ashtu një tjetër imitim ishte edhe “Opinioni” i Fevziut ku aktori i njohur Salsano Rrapi, me një shkop në dorë solli nota humori me dy të ftuarat e tij.

Please follow and like us: