Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata Kushtetuese i jep dritën jeshile Vettingut, rrëzon padinë e Unionit të Gjyqtarëve

Teksa në orët e paradites u përurua zyrtarisht godina nga ku do të burojë Vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, disa orë më pas, në Gjykatën Kushtetuese është dhënë drita jeshile për ligjin më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

Kushtetuesja ka rrëzuar me shumicë votash padinë e ngritur nga Unioni i Gjyqtarëve kundër disa neneve të ligjit të Vettingut, duke i hapur kështu dritën jeshile kontrollit të sistemit të drejtësisë.

Padia e Unionit të Gjyqtarëve kishte në fokus 25 nene të paketës së tre ligjeve të reformës në drejtësi si dhe kërkesën për shfuqizimin e tyre si në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

 

Please follow and like us: