Albspirit

Media/News/Publishing

Përparim Kabo: In memoriam Mihal Luarasi!

Ike mik i shtrenjtë dhe ma zbraze shpirtin…tek të shihja të shtrirë pa jetë nuk doja ta besoja…Ike mik dhe le një boshllëk te familja jote e mrekullueshme…Ike Mihal Luarasi dhe teatri është në zi, ike nga kjo botë për të cilën u përpoqe ta bëje më të mirë me artin tënd regjizorial, ta bëje më humane me dramën shqipe, ta bëje një botë me dritë fal përkushtimit dhe kalvarit tënd…Ike Mihal dhe do më mungosh, poezitë nuk do t’i lexojmë dot më bashkë, por unë do t’i dërgoj në qiell…Sa kujtime kemi bashkë, sa ëndrra sa biseda dhe sa brenga…Ike miku im megjithëse t’u luta para dy ditësh me poezinë titulluar ‘Mos të lutem’. …por ja në këtë vjeshtë ike, lamtumirë mik i shtrenjtë…Më mori malli që tani…

———

Mihal Luarasi lindi më 16 shtator të vitit 1929Korçë është regjisor i njohur shqiptar.

Shkollën e mesme e kreu në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në BudapestHungarisë. Në teatër për herë të parë si regjisor paraqitet me tragjedinë Shilerit “Intrigë dhe dashuri” në 1957 me shumë sukses në Teatrin Popullor, spektakël qe qëndroi në repertor shtatë vjet dhe u luajt më së 300 herë.

Mihal Luarasi është njeri nga tre regjisoret e shquar të periudhës më të ndritur e cilësore të teatrit shqiptar në vitet 19571973 : Luarasi – Spahivogli – Mani. Për arsyet që dihen, në Teatrin Kombëtar Luarasi vuri pak pjesë, por ato u dalluan për cilësinë dhe nivelin e lartë artistik, si : “Dragoi i Dragobisë”, “Dhelpra dhe rrushtë” (fituese e te gjitha çmimeve te para në Festivalin e II-te kombëtar të teatrove), “Mosha e bardhë”, “Banorët e shkallës nr. 6”, “Rrugë të tërthorta”, “Një dashuri e tille”. Më 1966 ve për herë të parë në skenë në Teatrin MigjeniShkodrës dramën “Cuca e maleve”. Në 1973 vuri në skenë dramën e Tennessi Wiliamsit “Orfeu zbret në ferr”, dramë që u ndalua në provat e përgjithshme.

Është regjisor i dramës “Njolla te murrme” me trupën e Korçës me të cilën fitoi të gjitha çmimet e para në Festivalin e IV kombëtar të teatrit 1969. Pas tre ditësh spektaklin e pa diktatori Enver Hoxha dhe e dënoi si vepër armiqësore. Ne teatrin AZC të Korces punoi pesë vjet dhe realizoi një sere shfaqjesh të paharruara, si “Te pamposhtur”, “Pas dy vjetësh”, “Flake në shtepi”, etj. Më 1972 në teatrin A. Moisiu të Durrësit vuri në skenë dramën “Çështja e inxhinier Saimirit” të Fadil Pacramit, vepër që u dënua. Me festivalin 11 në RTVSH 1972, Luarasi u ndesh përsëri me Diktatorin i cili kësaj herë nuk ia fali “fajet” e vazhdueshme dhe urdhëroi burgosjen e tij. U dënua me tetë vjet heqje lirije. Pas lirimit punoi si bojaxhi deri në vitin 1990.

Ne dhjetor 1990 largohet në Hungari. Më 19911992, vë në skenë në Budapest dramën e Rexhep Qosjes “Vdekja e një mbretëreshe”. Më 1995 e fton Teatri Kombëtar në Tiranë dhe vë në skenë dramën “Hekurat” të dramaturgut hungarez Göncz Arpad. Mihal Luarasi është regjisor i disa spektakleve te mëdha në Teatrin e Operas e dhe Baletit, si “Karmen”, “La traviata”, “Pranvera”, “Opera për tre grosh”, etj.

Gjate qëndrimit ne Hungari, ka botuar një sere shkrimesh mbi teatrin në shtypin hungarez dhe atë shqiptar. Në vitin 2003 u botua libri i tij “Teatri Kombëtar në udhëkryq” dhe pas dy vjetësh libri i dyte me shkrime mbi teatrin dhe arte të tjera “Kujtesa që nuk flë”.

Ne vitin 2001 Luarasi shkruan dramën “Gomone” që u vu në skenë në TK, në 2003, nga regjisori Gezim Kame. Në këtë vit ai kthehet përfundimisht nga Hungaria. Vë në skenë në TK dramën e Ruzhdi Pulahes “Streha e të harruarve” në 60 vjetorin e Teatrit Kombëtar. Në 2006 shkruan dhe vë në skenë dramën “Korbi bardhe” që vazhdon të shfaqet me sukses (2007).

 

Please follow and like us: