Rama prezanton platformën për mësuesit: Do të ketë vetëm 4 drejtori arsimore
Kryeministri Rama i cili po prezanton platformën për arsimin në “Shkollën e Kuqe” në kryeqytet ka thënë se Shqipëria ka shumë boshllëqe në arsim dhe këto duhet të kapërcehen. Ai ka thënë se në kuadër të reformës për arsimin tani e tutje do të ketë vetëm 4 drejtori arsimore dhe se këto do të merren vetëm me programet shkollore dhe jo me emërimet. “Ju jeni dëshmitar se sa shumë u turbullua uji i gjithë prurjeve në arsim për shkak të rënies së pikëve në rapor me aftësitë dhe me meritat aq sa u arrit që në arsim të penetronin mijëra njerëz që nuk kishin të bënin me arsimin, jepnin mësime jashtë profileve. Ne krijuam portalin mësues për Shqipërinë i cili ka dhënë rezultate të qarta por që ka nevojë për tu përmirësuar. Ne po përgatitemi për reformimin e drejtorive arsimore, do kemi vetëm 4 të tilla në 4 rajone. Drejtoritë arsimore nuk do të jenë zyra që do të merren me emërime dhe shkarkime por garant të cilësisë. Nga zyra që janë aty në pozita pritëse dhe që merren me mësuesit që duan të hyjnë në punë , do të jenë zyra për programet e arsimit, jo që merren me emërime apo transferime mësuesish”, tha Rama. Rama tha gjithashtu se do të ketë një shkollë drejtorësh pasi sipas tij rreth 300 drejtorë janë nën nivelin mesatarë, gjithashtu lëvizjet do të bëhen në bazë të meritës ku testet do të bëhen në mënyrë të vazhdueshme.