Telashet s’kanë të sosur për Tahirin, përsëri te Krimet e Rënda
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet që të thirret përsëri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me dosjen Habilaj, dhe përmendjen e emrit të tij në përgjimet e siguruara nga antimafia italiane. Krimet e rënda thanë për Tv Klan se janë edhe disa episode të tjera të cilat ish-ministrit duhet të sqarojë në lidhje me këtë dosje. Grupi hetimor që ka në dorë këtë dosje është duke kryer disa veprime të tjera në funksion të kësaj çështje dhe është në kontakte të vazhdueshme me Prokurorinë e Katanias dhe antimafian, të cilat dokumentuan veprimtarinë e Habilajve.
Please follow and like us: