Albspirit

Media/News/Publishing

Andi Bushati: Rama dhe Meta dakordësuan ikjen e Visho Ajazit

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, analisti Andi Bushati ka diskutuar dorëheqjen e kreut të Shërbimit Informativ Shqiptar, Visho Ajazi Lika.

Bushati ka thënë se pretendimet e opozitës kur thonë se Ajazin e ka hequr Rama bien, pasi ikja e tij është një dakordësim midis vetë Visho Ajazit, Metës dhe Ramës.

“Ngjarja nuk është ashtu si na e ka përshkruar opozita, se Edi Rama e ka detyruar Visho Ajazin drejt dorëheqjes. Kjo është një dorëheqje e negociuar që është bërë me konsensusin e Visho Ajazit dhe Edi Ramës”.

Në vijim ai ka thënë se nuk dihet ende nëse Presidenti Meta do ta dekretojë këtë kandidaturë, por sipas Bushatit, kryeministri dhe Presidenti kanë detyrimin të mbajnë qëndrim për këtë kandidaturë.

“Nuk kemi ende një njeri të emëruar. Kushtetuta e Shqipërisë thotë qartë se shefi i shërbimit propozohet nga kryeministri dhe miratohet nga Presidenti. Ka një lloj hezitimi nga Preisdenca për ta miratuar apo refuzuar kandidaturën e Bendos. Shefat e shërbimeve nuk flasin, por kryeministri që propozon një kandidaturë të re nuk mund ta kalojë në heshtje. Presidenti i Republikës edhe nëse e pranon apo refuzon, nuk mund ta kryej aktin e tij në heshtje. Nuk jemi në një botë spiunësh. Përfaqësuesit politikë duhet të mbajnë qëndrime”, ka deklaruar Andi Bushati.

Please follow and like us: