Albspirit

Media/News/Publishing

Detaje te reja rreth doreheqjes se Visho Ajazit

Detaje te reja duket se po dalin ne drite dhe qe lidhen me doreheqjen e shumediskutuar te shefit te sherbimit sekret Visho Ajazi. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani,tha sonte ne opinion ne tv klan se katër muaj më parë, Visho Ajazi, i ka dorëzuar dorëheqjen Edi Ramës.

Manjani theksoi se Rama e kishte gati një dorëheqje në tavolinën e tij për t’a përdorur kur ti duhet.

Ai tregoi se Ramës kjo dorëheqje i duhej për t’a përdorur sot, për të hequr vëmendjen nga çështja e Tahirit dhe prokuroria.

Sipas tij, Ajazit, i ishte kërkuar të rrinte në detyrë deri në një moment kur t’i kërkohej dorëheqja.

Please follow and like us: