Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive/Largimi i “Lockheed Martin Global INC.” dhe shpërthimi i kanabisit (4)

Ministria e Mbrojtjes – Shtabi i Përgjithshëm i FA lejojnë kryerjen e proçedurave të  pa nevojshme totalisht “fiktive” në miliarda lekë në fushën e radio-komunikimit.

 

Raporti i detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 1 vjeçare janar – dhjetor 2015, në lidhje me korrupsionin, abuzimet financiare, shkeljet ligjore, kontrata tepër klienteliste dhe krejt aspektet abuzive që lidhen me veprimet ekonomike-financiare të administratës publike, krahas zbardhjes së dëmit financiar prej 1.3 miliard lekë abuzime të bëra prej shtetarëve gjatë vitit 2015, e rendit Ministrinë e Mbrojtjes, të drejtuar nga zonja Mimi Kodheli, në vendin e dytë lidhur me dëmin financiar të shkaktuar në “Sektorin e prokurimeve publike”. Ministria Kodheli është dalluar në mëyrë specifike nga të gjitha ministritë e tjera për formën e veçantë të hartimit dhe të realizimit të shumicës së proçedurave të prokurimit në variantin “I Kufizuar – pra sekret”, proçedura të cilat përjashtohen totalisht nga ligji i Prokurimive Publike të nxjerra nga APP, duke realizuar kështu me “proçedurë” përzgjedhjen preferenciale personale të “donatorëve” të saj – Operatorëve Ekonomik.

Kjo është një “risi” speciale dhe e veçantë e kësaj ministre, e stafit të saj drejtues-menaxhues të fondeve publike në MM dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA-së në kuadrin e “luftës kundër korrupsionit” ose thënë shqip “mbajtjen sa më të fshehtë të vjedhjeve dhe abuzimeve”, duke realizuar mbajtjen totalisht të fshehtë dhe jashtë vëmendjes së opinionit publik dhe mediatik të aferave skandaloze të abuzimit dhe të korrupsionit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Realizimi i shumicës së procedurave të prokurimit – mbi 70 % të tenderave, në formatin “I Kufizuar” (p.sh.: blerje paisje për sistemet e teknologjisë së informacionit, “shërbime me qarqe dixhitale” për Forcat e Armatosura, riparimi i sistemit të sigurisë së SHPFA/MM, mirëmbajtja e sistemit të radarëve, riparimet e ambjenteve të MM dhe SHPFA etj) janë kryer jo vetëm pa asnjë argumentim tekniko-ligjor, asnjë referencë apo miratim-konfirmim lloji proçedure nga struktura të tjera specifike shtetërore si AKSHI, DSIK apo APP, por edhe pa asnjë “udhëzues” përkatës nga Drejtoria e Prokurimit apo Juridike në MM-ë por vetëm me një urdhër të titullarit të MM-së. Këto  shkelje ligjore dhe proçeduriale janë specifikuar veçanërisht në Raportin e KLSH, me shkresë Nr. Prot. 125/54, datë 30.09.2015 me lëndë “Mbi Auditimin në Ministrinë e Mbrojtjes dhe rekomandimet”, drejtuar Ministres së Mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli.

 

Shtabi i Përgjithshëm i FA-së (pjesë e strukturës është edhe Drejtoria e Ndërlidhjes) ka në strukturë dhe varësi direkte disa Njësi Ushtarake Mbështetëse – Reparte Ushtarake autonome, ndër to më të rëndësishmen nga pikpamja teknologjike është Agjensia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit (ASNI) ose Rep. Usht. Nr. 6640”, e cila në kuadrin e abuzimit me fondet publike dhe të korrupsionin njihet ndryshe me emrin “Agjensie e menaxhimit të pusit të pashterur të korupsionit” në MM/SHPFA. Emërimi i drejtuesit të kësaj Agjensie pra Komandantit është “Asi i kuq” i Shefit të SHPFA dhe “Asi i zi” i Ministres së Mbrojtjes.

ASNI-ja ka për mision të planifikojë, zhvillojë, instalojë dhe sigurojë paisjet e sistemet kompjuterike dhe të komunikimit të FARSH, të sigurojë përputhshmëri me sistemet e automatizuara të komandimit, kontrollit, komunikimeve dhe ato kompjuterike të NATO-së, të menaxhojë dhe të garantojë sigurinë e sistemeve të automatizuara të informacionit si edhe të trajnojë personelin e nevojshëm civil-ushtarak që kërkohet për të përdorur dhe mirëmbajtur sistemet e automatizuara dhe të ndërlidhjes të FARSH, pra shprehur shkurt ASNI-ja siguron të gjithë sistemin e komunikimit të SHPFA-së/MM-së, sikurse sistemet e komunikimeve elektronike me Komandat e Forcave (Tokësore, Detare dhe Ajrore) dhe me të gjitha Njësitë/Repartet ushtarake autonome në rajonet e tyre të dislokimit.

Sistemet e aplikuara në MM/SHPFA që garantojnë r/komunikimin

Ministria e Mbrojtjes/SHPFA ka ndërtuar vetë dhe modernizuar sistemin e TI-së duke ndërtuar prej vitit 2008 deri në vitin 2011 rrjetin (linjat) me fibër optike ajrore dhe nëntokësore për të garantuar sistemin e komunikimeve elektronike dixhitale autonom dhe tepër të sigurtë (data & voice) ndërmjet MM-së/SHP-së dhe të gjithë Komandave të FT, FA, FD  (zonën Tiranë – Durrës) si edhe me të gjitha Njësitë – Repartet ushtarake autonome në Tiranë, duke harxhuar një fond financiar mbi 1.2 milion dollarë.

Njëkohësisht MM/SHPFA kanë siguruar dhe modernizuar sistemin e ri të komunikimit me radio – telefonisë brenda FA-së sipas standarteve të NATO-së, me paisje komunikimi amerikane që garantojnë njëkohësisht paralel transmetimin e informacionit “voice & data” midis të gjitha Komandave të Forcave, Njësive dhe Reparteve ushtarake, si nëpërmjet fondeve financiare nga buxheti i shtetit në vlera mbi 3.5 milion dallarë, por veçanërisht nga sigurimi i donacioneve financiare nga SHBA-ja, në kuadrin e ndihmës dhe bashkëpunimit në fushën e ndërlidhjes (Fondi i Solidaritetit tё Kualicionit (CSF), programet B5-B-ABA dhe AL-B-UBG”) në vlera financiare mbi 5 milion dollar. Kapacitetet teknike të këtij sistemi sigurojnë mundësinë e r/komunikimit “voice & data” edhe me kontigjentet ushtarake, që shërbejnë me misione jashtë shtetit. Sikurse theksojmë donacionet e dhuruara edhe nga qeveria daneze për modernizimin dhe automatizimin e të gjithë sistemit telefonik në të gjithë linjën teknologjike me teknologji të fjalës së fundit, investime që kapin shumën e disa milionave dollarëve.

Ministria e Mbrojtjes për sigurimi i transmetimit të “të dhënave” “voice&data” ndërmjet SHPFA-së dhe Njësive – Reparteve ushtarke, që gjenden jashtë zonave të mbulimit nga sistemet e komunikimit nëpërmjet rrjetit të fibrës optike dhe të radiove, referuar “Planeve të Përhapjes së FA”, ka aplikuar dhe zbatuar vetë sistemin e ndërlidhjes me “radio releve dixhitale” (6 çift – për zonat Shkodër, Kukës, Elbasan, Korcë, Gjirokastër, Tiranë), të prokuruar dhe implementuar në vitin 2009 me një fond financiar prej 125 000 000 lekë (të vjetra).

Krahas sistemeve të r/komunikimit të përmendura më sipër, të menaxhuara direkt nga SHPFA (ASNI-ja), gjendet edhe një sistemi tjetër r/komunikimi “rele dixhitale” (sistemi i ritransmetimit mikrovalor radio-rele të “informacionit” voice&data nga Ksamil/Sarandë – Portopalermo, Llogara, Pashaliman, Zvërnec, Gllavë, Berat, Dajt, SHPFA, Krujë, Shëngjin, Durrës) brenda Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (sistemit të radarëve), ndërtuar në vitet 2007 – 2009 nga firma amerikane “Lockheed Martin Global” USA, me një vlerë financiare 1.5 milion dollarë, i cili ende zotëron kapacitete – porta “E1” të “lira” në të gjitha 28 PRT-Pikat e ritransmetimit për t’u shfrytëzuar për nevoja ritransmetimi të “informacionit – voice&data” apo të zgjerimit të skemës së r/komunikim si nga Forca Detare ashtu edhe nga Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, sepse i tillë është planifikuar ky sistem që gjatë projektimit të sistemit të radarëve, për të qënë pjesë dhe i lidhur me “sistemin e r/transmetimit – r/komunikimit” të SHPFA-së.

MM/SHPFA (nëpërmjet Këshillit të Ministrave) garanton me VKM, specifikisht për të gjithë elitën drejtuese-komanduese vendim-marrëse të SHPFA/MM-së, Komandave të Forcave, Komandave të Njësive apo Reaparteve autonome (por jo vetëm pasi është e ligjëruar tashmë shfrytëzimi i paketave ofertuese në “grup” institucionesh për sigurimin e shërbimit telefonik celular për të gjithë pjestarët e FA nga operatorë të ndryshën celularësh), sigurimin e shërbimit me “telefon celular” nga distributor “të tretë”, që operojnë në shqipëri sipas ofertave apo paketave favorizuese si në aspektin financiar ashtu edhe prioriteteve që jep teknologjia deri 3-4G, falas deri në një kuatë financiare sipas hierarkisë drejtuese. Faktikisht në ditët tona sot ky llojë shërbimi është prioritar, më i përdorshmi në rang global edhe në fushën ushtarake, ku për përdorime ushtarake detyrimisht duhet të respektohen shumë masa dhe standarte sigurie, të cilat janë tashmë shumë të njohura kur flasim për kapacitetet që ofron teknologjia e brezit 3-4 G.

Përveç sistemeve elektronike të r/komunikimit të përmendura më sipër SHPFA ka të ngritur dhe ka në funksion të plotë organik në strukturën e ASNI-së edhe shërbimin e detyrueshëm të “Ekspeditës ushtarake”, i cili shërben për shkëmbimin e detyrueshëm në këtë formë të të gjitha llojeve të ndryshme të dokumentacionit “shkresor” brenda MM/SHPFA.

MM/SHPFA për aplikimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e sistemeve të r/ndërlidhjes brenda FA-së përdor “frekuencat” (brezi e frekuencave në dispozicion të SHPFA: VHF dhe UHF  20.05 kHz – 923.00 MHz dhe mbi 1 GHz), të miratuara nga AKEP-i sipas ligjit të menaxhimit të frekuencave dhe marrëveshjeve MM/SHPFA – AKEP. Frekuencat e miratuara nga AKEP-i për MM/SHPFA janë vetëm për përdorim me qëllim dhe paisje “ushtarake“, që duhet të zotërojnë FA dhe nuk lejohen kategorikisht të përdoren nga “të tretë – privatë“ me paisjet-sistemet e tyre, pavarësisht kujt i japin “shërbim“.

Shtabi i Përgjithshëm i FA (Drejtori i Ndërlidhjes Kol. Dimo dhe Komandanti i ASNI-së) ka shkelur në mënyrë flagrante në vijimësi, me vetëdije të plotë, prej një kohe të gjatë disa vjeçare, marrëveshjen ndër-institucionale midis SHPFA-së dhe AKEP-it mbi “lejimin dhe përdorimin e frekuencave“ për qëllime ushtarake, të miratuara nga AKEP-i për përdorim vetëm nga SHPFA, i cili jo vetëm nuk “shfrytëzon/përdor“ vetë këto “frekuenca“ me paisjet që duhet të sigurojë vetë, por “lejon“ si: – zhvillimin e prokurimit “të pa nevojshëm – fiktiv“ të sigurimit “dopio“ të “shërbimit me qarqe dixhitale E1“ për FA me “operatorë “të tretë“ (rastësisht vetëm dhe vetëm nga i njëjti subjekt privat IDEA-TEL Sh.p.k.) pavarësisht të sigurimit 100% të këtij shërbimi komunikimi nga vetë FA (ASNI) nga sistemet/projektet e implementuara në FA, por edhe “lejimin“ e subjektit privat të përdorë frekuenca krejt të tjera “të pa lejuara dhe pa miratura nga AKEP“, të pa licensuara, të pa autorizuara, duke devijuar dhe shkelur me qëllim marrëveshjen – Ligjin Nr. 9918, datë 19.05.2008 për “Menaxhimin e Frekuencave“, pavarësisht pretendimeve, kërkesave urgjente dhe letër-këmbimit ankimues disa vjeçarë me AKEP-in.

Kostot financiare “fiktive“ të harxhuara paralelisht  për sigurimin e gjoja “backup – sistem rezervë paralel“ nëpërmjet “shërbimit me qarqe dixhitale për FA”, arrinë në shuma të miliona lekëve për çdo vit (afërsisht prej vitit 2010 për çdo vit rreth 230 000 000 lekë, kurse për vitin 2015 shuma financiare arrin shumën rekord në nivelin 285 244 250 lekë – të vjetra, pa llogaritur shumën financiare që paguhet çdo muaj totalisht fiktivisht nga KFD për shërbime “dublante – backup“ të sistemit E1 të radarëve, të përfshirë në mënyrë mafjoze brenda kontratës së mirëmbajtjes së radarëve).

Ministria e Mbrojtjes – SHPFA, sikurse kanë vepruar edhe institucionet e tjetër shtetërore – si p.sh. Ministria e Punëve të Brendshme, RTSH etj, për mbulimin dhe sigurimin e r/komunikimit elektronik-dixhital midis Njësive, reparteve ushtarake që gjenden jashtë mundësive-kapaciteteve  teknologjike të mbulimit nga sistemet e TI-së të aplikuara në FA, brenda brezit të “frekuencave“ të miratuara më përpara nga AKEP-i, duhet të realizonte dhe kryente vetëm blerjen e paisjeve elektronike (të të njëjtës “familje“ me ato të aplikuara në rrjetin e r/komunikimit të FA-së) sipas specifikave të brezit të frekuencave të miratuara dhe t‘i përdorë ato sipas destinacioneve të kërkuara, sikurse MM-ja ka vepruar në të njëjtën formë gjatë ndërtimit të sistemit r/rele nga firma amerikane “Lockheed Martin Global INC.” për ndërtimin dhe shfrytëzimin e sistemit të radarëve detarë. Pra MM/SHPFA nuk duhet të kryejë fare shenzimeve financiare paralele stratosferike vjetore për “qiramarrje (të pa nevojshme) për aparate dhe pajisjet – E1“ pra mjedise transmetimi me qarqe dixhitale, proçedura prokurimi që planizohen, hartohen dhe realizohen në mënyrë tepër korruptive pranë ASNI-së. Drejtoria e Ndërlidhjes ose siç njihet ndryshe “Drejtoria e Korupsionit“ i ka kaluar këto proçedura tenderimi prej vitit 2013, pa asnjë argumentim apo referencë tekniko-ligjor, në nivelin e klasifikimit të  proçedurës “I Kufizuar“ për ti “mirë menaxhuar“ si edhe mbajtur këto proçedura fiktive dhe tepër korruptive sa më të fshehura dhe larg çdo mundësie inspektimi apo zbulimi.

Paligjshmëritë

Detajimi i paligjshmërisë, shkeljeve, abuzimit ekstrem në hartimin, prokurimin dhe zbatimin  e kësaj procedure  të  “kufizuar” nga MM/SHPFA për “Shërbim me qarqe dixhitale për FA”:

Qëllimi i realizimit të kësaj proçedure paraqitet në këtë formë: Në mungesë të mjediseve të transmetimit ???? në FA, të vijohet përdorimi i shërbimit me qarqe dixhitale, të prokuruara me kompani private të tele-komunikacionit. Qarqet dixhitale do të shërbejnë për transmetimin e të dhënave dhe zërit midis LAN-ve dhe çentraleve të FA-së, si dhe sigurimit të ”backup-it” të linjave kabllore dhe Fibrës Optike të transmetimit ”Voice & Data” ????. Instalimi fillestar i paisjeve elektronike nga subjekti privat do të paguhet muajin e parë, vlera e tyre është e llogaritur në vlerën totale të fondit limit vjetor.

Proçedura e prokurimit për “shërbime me qarqe dixhitale për FA” është tatalisht fiktive dhe krejtësisht e pa nevojshmë sepse:

1. Ministria e Mbrojtjes ka ndërtuar vetë rrjetin kabllor me fibër optike ajrore dhe nëntokësore, që garanton sistemin e komunikimeve elektronike dixhitale (data & voice) ndërmjet MM-së/SHP dhe Komandave të FT, FA, FD  (zonën Tiranë – Durrës) si edhe me të gjitha Njësit/Repartet ushtarake autonome në këtë zonë, në vitet 2008 – 2011;

2. MM/SHPFA ka në funksion/gadishmëri të plotë tekniko-operacionale sistemin e ri të radio-komunikimit/telefonisë që garanton, paralel me sistemin e fibrës optike, transmetimin e informacionit “voice & data” midis MM/SHPFA dhe të gjitha Komandave të Forcave, Njësive dhe Reparteve ushtarake;

3. MM/SHPFA zotëron sistemin e vetë të ndërlidhjes me “r/rele dixhitale”, ndërtuar në vitin 2009, për sigurimi i transmetimit të “të dhënave” “voice&data” ndërmjet SHPFA-së dhe disa Njësive – Reparteve ushtarke, që mund të rikonfigurohet apo “upgrade” sipas ndryshimeve teknologjike apo të zonave të nevojshme për mbulimi, referuar ndryshimeve të planeve të përhajpes të FA;

4. Shfrytëzimin e kapaciteteve të lira të portave E1 nga sistemi tjetër i r/komunikimit me “rele dixhitale” të “informacionit” voice&data, pjesë e SIVHD-së, ndërtuar nga firma amerikane “Lockheed Martin Global” USA, i cili garanton 100 % mbulimin e pothuajse të gjitha “mjediseve të transmetimit”: MM-KFD, MM-KFA, MM-Flotilja e Jugut, Pashaliman Vlorë, MM-Bunavi, Vlorë, MM-Poshnjë Berat, MM-Baza Ajrore Kucovë, MM- Shtëpia e Pushimit të Usht. Jalë-Himarë;

5. Shfrytëzimin e sistemit telefonik celular;

6. Përdorimin e shë rbimit të  “ekspeditës ushatarake”;

7. Përdorimin e burimeve strategjike të r/komunikimit “rezervë” ndër-institucional apo pse jo dhe nga operatorët kombëtarë për situata emergjencash, që veprojnë në fushën përkatëse.

Vetëm atëhere, kur në rastin se “bienë/rrëzohen” apo “dalin” jashtë funksionit/gadishmërisë tekniko-operacionale të gjithë “burimet e r/komunikimit” të përmendura më sipër, duhet të “parashikohen” të “prokurohen” me “negocim pa shpallje!!!” proçedura të tipit “sigurim të ”backup-it” ??? të linjave kabllore dhe fibrës optike të transmetimit ”voice & data” (rezikshmëria e dëmtimit të fibrave optike është shumë e ulët, por edhe në rast defekti koha e riparimit është shumë minimale, mjaftueshëm brenda maksmumi 2 ore). Kjo është një marrëzi, që vetëm injorantët, të verbrit apo ndonjë jashtë tokësor mund ta pranojë dhe realizojë këto proçedura.

Dokumentat e proçedurës së tenderit pra ”kriteret e vecanta të kualifikimit dhe veçanërisht specifikimet teknike të paisjeve elektronike, që realizojnë këto mjedise transmetimi janë hartuar në atë formë, që kufizojnë totalisht dhe delegojnë komplet proçesin tenderues vetëm tek një firmë (specifikimet janë hartuar pikërisht nga një person i vetëm i Drejtorisë së Ndërlidhjes në SHP, të cilat janë ende sot të pa ndryshuara apo përmirësuara prej vitit 2010). Fitues i të gjitha proçedurave të prokurimit ”shërbime me qarqe dixhitale për FA” është vetëm firma IDEA-TEL sh.p.k, sikurse edhe për çdo kryerje ”shërbimi riparimi/mirëmbajtje” të sistemeve të tjera të r/releve të FA-së.

Proçedurat e prokurimit për vitet 2010 – 2012 në formatin “proçedurë e hapur”, me fondin  limit  vjetor prej 209 190 000 lekë (të vjetra) pa tvsh, për periudhën 12 muaj nga momenti i lidhjes së kontratës, me të drejtë rinovimi, e fituar ose ndryshe “dhuruar” firmës IDEA-TEL Sh.p.k., kanë të përfshirë në ”Tabelën e drejtimeve të mjediseve të transmetimit” njëkohësisht edhe sigurimin e shërbimit me qarqe dixhitale për disa mjedise tranmsetimi për SIVHD, Durrës !!!: – për vitin 2010: Nr.10 QNOD Durrës – Guri Gomares – Zvërnec me E1 në kapacitetin 2 x 2048 kb/sek; – për vitin 2011-2012:  Nr. 8  Qendra Nd. Vëzhgimit Detar (KFD) Durrës – Zvërnec  me E1, tani në kapacitetin 1 x 2048 kb/sek, shërbime krejtësisht të panevojshëm, abuzues dhe të pa kërkuar nga KFD-ja, pasi sistemi i SIVHD-së zotëron sistemin e vetë të r/transmetimit dixhital mikrovalor ”voice & data” (vendosur totalisht në punë më 18.03.2009 dhe gjatë vitit 2010 sistemi ka qënë i mirëmbajtur teknikisht brenda garancisë nga firma “Lockheed Martin Global Incorporated“ – SHBA).

Ky fond financiar për këto mjedise transmetimi (faktikisht nga 10 mjedise të kërkuara në tabelë vetëm 3 mjedise ndoshta ishin të nevojshme) është ”shpërdoruar” pa asnjë nevojë/kërkesë. Kujtojmë që për vitin 2011, po kjo firmë, sipas kontratës së shërbimit lidhur në KFD-ë, është paguar njëkohësisht edhe nga KFD-ja për realizimin e kontratës së ”Mirëmbajtjes së sistemit të SIVHD-së për vitin 2011”, e cila përmbante edhe shërbimin në sistemin e transmetimit mikrovalor (kujtojmë rastin e devijimit të kontratës nëpërmjet ”ndërtimit të rrjeti paralel mikrovalor – backup” ”dopio” në komplet zonën e sistemit nga Ksamili-Sarandë-Porto Palermo-Llogara-Pashaliman-Sazan-Guri i Gomares-Zvërnec-Gllavë-Dajt-MM/SHP-Shëngjin-Kodër Durrës-KFD).

Gjatë realizimit të të njëjtës proçedurë prokurimi për vitet 2013 – 2014, në formën tani të ndryshuar “procedurë me negocim pa botim” !!!!, zhvilluar tek ASNI-ja me një fondi limit financiar të rritur për 24 muaj prej 457 608 000 lekë (të vjetra) pa tvsh, me të njëjtat specifikime teknike të vitit 2010 dhe fituar ose ”bërë peshqesh” përsëri të njëjtës firmë IDEA-TEL.Sh.p.k., sigurimi i këtij llojë shërbimi për SIVHD-në është ”hequr” dhe ”zëvendësuar” totalisht ”fallco”, pa argument, me mjedisin Nr. 5: MM – FT, FD, FA me E1 në kapacitetin 1 x 2048 kb/sek, kur ky mjedis ishte vendosur njëherë në Nr.1. Zëvendësim është kryer fallco vetëm për të ruajtur numrin total 11 të ”drejtimeve të shërbimeve dixhitale” në tabelën e drejtimeve të mjediseve të transmetimit sepse kur bëhet fjalë për tre Komanda Forcash (FT, FD, FA) – pra sasia e mjediseve duhet të ishte kërkuar në sasinë 3 x 2048 kb/sek jo 1 x 2048 kb/sek. si edhe për të rritur fondin financiar, pra normës e përfitimit me ardhjen e stafit të ri të rilindjes !!!).

Ky ndryshim në emërtim të ”llojeve” të drejtimeve të mjedisit të transmetimit (pra zëvendësimi i mjedisit për SIVHD-në me një mjedis transmetimi tjetër) u realizua nga Drejtori i Ndërlidhjes në SHPFA Kol. Ferdinant Dimo, pasi në muajin mars 2013 ishte ndryshua Komandanti i SIVHD-së (oficeri me profesionin ”detar”) dhe personi i emëruar/ardhur në detyrë N/Kol. Inxh. Gjergji Vasili, diplomuar pas studimeve 6 vjeçare në gjermani si Inxhinier elektronike, pasi kishte konstatuar këto shkelje si dhe shumë abuzime teknike të tjera flagrante, kishte informuar si Komandantin e KFD-së ashtu edhe Drejtor Kol. Dimo, i cili reagoj vetëm për proçedurën !!!.

Proçedura e prokurimi për vitet 2015 – 2016 është përsëri në të njëjtin format “procedurë me negocim pa botim – I kufizuar”, me një fond financiar përsëri në rritje – fondi limit financiar për 24 muaj prej 514 800 000 lekë (të vjetra) pa tvsh ose fondi limit për 12 muaj 257 400 000 lekë pa tvsh, përsëri me të njëjta specifikime teknike të vitit 2010 dhe e fituar si gjithmon nga firma IDEA-TEL Sh.p.k., firma donatore e ”MM/SHSHP” ose me qartë e aksit ”rilindas” ”Kodheli-Kraja-Bazo-Dimo”.

Forma e realizimit të proçedurës së prokurimit ka ndryshuar në vitin 2013 nga ”procedurë e hapur” në formën “procedurë me negocim pa botim ose I kufizuar” pa asnjë shkak, arsye tekniko-ligjor, kufizim nga normat/standartet ushtarake, AKSHI apo DSIK. Ky ndryshim është realizuar jo vetëm për të eleminuar zhvillimin e një procedure normale konkurimi, me konkurencë të hapur edhe për shumë operatorë të tjerë, që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e r/komunikimit dhe telefonisë, bile me tarifa/lloje shërbime shumë më të favorshme, duke siguruar kështu një ”mirë menaxhim maksimal” të fondit financiar për interesa private abuzive të askit ”rilindas” por edhe më kryesorja ishte për të mbajtur të ”fshehur” llojin e kësaj proçedure të ”pa nevojshme”,  sasinë dhe llojet e drejtimeve të mjediseve të transmetimit” ndaj çdo specialisti, profesionisti apo të ”interesuari” të fushës së TI-së.

Shkelja flagrante abuzive gjatë realizimit të proçedurës së prokurimit apo të ”rinovimit të kontratës” pas çdo viti kalendarik ”sigurimi shërbimi” është se fondi limit gjithmonë është rritur ndjeshëm deri në nivelin 257 400 000 lekë pa tvsh (nga 200 000 000 lekë në 2010) dhe se në asnjë rast apo kohë të vetme: shuma financiare e fondit limit tek pjesa e procedurës ”blerja dhe intalimi i paisjeve elektronike për sigurimin e këtij shërbimi” nuk është rivlerësuar me ulje kostoje, pra për tu hequr nga kostot totale financiare të vitit të ardhshëm, pasi paisjet e sistemit janë blerë në vitin e parë të realizimit të kontratës 2010 dhe fondi limit vjetor për vitin e ardhshëm i përmban në vetëvete kostot e paisjeve ose mungesa e përcaktimit të ”opsionit-variantit” në dokumentat e tenderit që ”në rast se ky shërbim do të fitohet nga e njëjta firmë që ka siguruar këtë shërbim vitin paraardhës, kostot e paisjeve do të hiqen nga fondi i prokuruar” (kujtojmë që paisjet e këtij sistemi janë blerë të gjitha vitin e parë në kontratën fillestare 2010 dhe ato janë krejtësisht identike të pa ndryshuara deri sot dhe fondi gjithmon ka arrdhur me rritje!!!).

Në të kundërt të këtij arsyetimi financiar dhe argumentimi teknik, çdo kontratë shërbimi vjetore është shoqëruar me përcaktimin: “Instalimi fillestar i paisjeve elektronike do të paguhet muajin e parë, vlera e tyre është e llogaritur në vlerën totale të fondit limit vjetor” ose mungon fare ky llojë përcaktimi në dokumentat e të gjithë tenderave të zhvilluar !!!!. Arsyeja e mostrajtimit në këtë formë të procesit mbi ”blerjen apo vlerën e paisjeve elektronike gjatë fazës së tenderimit” paraqet një argument shumë të qartë abuziv e korruptiv si dhe qartëson logjikën mashtruese e mafjoze të ekipit udhëheqës të kësaj proçedure prokurimi fiktive.

Fondi financiar skandaloz, i harxhuar ndër vite për sigurimin ”fiktiv”, të pa nevojshëm, të këtij lloj shërbimi për MM-në/FA-në, i cili arrinë në nivelin e 1.34 milion dollarëve (ose 1.66 miliard lekë, të vjetra, pa tvsh), do të kishte mundësuar pa asnjë problem ”blerjen qindra herë të paisjeve elektronike të sistemit ose të ndërtimit disa herë të këtij sistemi/shërbimi” vetë nga Ministria e Mbrojtjes, si edhe duke siguruar-garantuar ”pronësinë” e këtij lloj sistemi si një aset ushtarak për FA, pasi MM/FA-ja i zotëron vetë në pronësi si ”frekuencat e transmetimit”, të miratuara nga AKEP-i, por edhe mbulon vetë komplet shpenzimet për mbështetjen infrastrukturore, ruajtje-siguri paisje si dhe furnizimin me burime ushqimi.

Mosrealizimi nga ana e MM-së/SHPFA-së (ASNI) i aplikacioneve bashkëkohore të teknologjisë të informacionit apo të shfrytëzimit të infrastrukturave të TI-së, të zhvilluara/aplikuara në vendin tonë, të cilat paraqesin dhe ofrojnë një ”shërbim TI-je” shumë herë më të lirë, tepër të qendrueshëm dhe kapacitet shumë të lartë transmetimi, duke vazhduar të ”gllabërojnë” me ”mjeshtëri” buxhetin e MM-së, të keq menaxhojnë fondet publike dhe të vazhdojnë të pasurojnë padrejtësisht aksin korruptiv të linjës drejtuese në MM/SHPFA-ASNI.

ASNI-ja zotëron në strukturën e vetë organike një Seksion/Degë për “kërkim, zhvillim, projektim dhe modernizim” të sistemeve të TI-së brenda FA, e cila është “jo-ekzistente” sepse pikërisht në atë seksion/degë janë grumbulluar “elita” e fushës së TI dhe nuk kanë prodhuar asnjë “produkt” – projekt të vetëm (bile as edhe detyrën të caktuar direkt nga vetë Ministria Kodheli për sigurimin e mundësisë të projektimit të  “mirëmbajtjes së sistemit të radarëve” nga vetë ASNI-ja !!!!), suksesi i tyre matet me “nivelin e injorancën profesionale, heshtjen, gjumësinë, verbërinë, mediokritet dhe sasinë e korrjes së barrit e pastrimit të territorit”, por që fatkeqësisht kompensohet nga elita korruptive e SHPFA/ASNI me mbajte në punë, gradime dhe shpërblime të formave të ndryshme.

Shtabi i Përgjithshëm i FA-së është kontradiktuar/akuzuar vazhdimisht nga AKEP-i se ka lejuar në mënyrë të jashtëligjshme subjektin privatë IDEA-TEL Sh.p.k., që ofron shërbimin me qarqe dixhitale në disa drejtime transmetimi për FA, të operojë pa u pajisur me ”Autorizim Individual” dhe duke përdorur ”frekuenca të ndryshme” nga ato të miratuara nga AKEP-i për SHPFA si edhe të lejimit të firmës për të shfrytëzuar vend-dislokimet e Reparteve ushtarake për instalimin e paisjeve elektronike private të saj, për të siguruar shërbime dixhitale ndaj subjekteve të tjera civile, pa Liçensë për ”data transmission” dhe në frekuenca të pa autorizuara”, vetëm për qëllime financiare të saj dhe të atyre që e lejojnë atë, duke shkelur me ”vetëdije” të plotë çdo normë ligjore dhe standart institucional.

Shtabi i Përgjithshëm – Drejtoria e Ndërlidhjes dhe ASNI-ja lejojnë prej vitesh subjektin privat të operojë pa dokumentacionin e nevojshëm nga AKEP, nuk kontrollon zbatimin e detyrimeve kontraktuale, nuk ka dhënë asnjë penalitet tekniko-administrativ apo financiare, duke shkaktuar me vetëdije të plotë cënimin me flagrancë maksimale të shkallë së sigurisë së rrjeteve të r/komunikimit brenda reparteve të FA-së.

Drejtoria e Ndërlidhjes është nyja kyçe përgjegjëse që ka inicuar, hartuar, miratuar dhe zhvilluar (ende sot) këto mekanizma jo ligjore dhe proçedura totalisht fiktive e korruptive, të cilat janë shumë të vështira për tu konstatuar nga individë normal, jo të fushës, gjatë kontrolleve apo inspektimeve të ndryshme nga Drejtoritë përkatëse në MM (Drejtoria e Auditit dhe ajo e Inspektimit dhe Anti-korrupsionit).

Mënyrat dhe metodat e sigurimit të realizimit “pa prekje” të kësaj proçedure abuzive

Gjeneral Major Jeronim Bazo, në bashkëpunim të ngushtë me Kol. Ferdinant Dimo, kanë siguruar emërimin e personave tepër të “sigurtë” në postet drejtuese, veçanërisht tek ASNI-ja për të garantuar vazhdimësinë dhe mos prekjen e “paketës të garantuar kompensuese financiare” për aksin e korrupsionit. Rasti është shumë i pastër dhe i evidentuar fund-vitin e 2015, kur me rastin e ndryshimeve të detyruara të të gjithë Drejtorve në SHP dhe Komandantëve të Njësive ushtarake autonome nga Ministria Kodheli për arsye të dekonspirimit në mediat elektronike të shumë aferave korruptive në MM/SHPFA (raste të tilla administrative ndodhin vetëm në shqipëri as regjimi i Enverit nuk e ndryshonte stafin drejtues 100%, përjashto rastet kur zbuloheshin “grupe armqësore”) u realizuan me fanatizëm ciklimi i drejtuesve “elitarë”  brenda “rrethit të korrupsionit” si: Kol. Dimo (Ish-Dejtori i Korrupsionit – besniku simpatik i aksit “Kodheli-Kraja-Bazos”) emërohet Komandanti i ASNI-së, Kol. Neshet Shena (vëllaji siamez, bashkëpuntori më i ngushtë, më besniku i Kol. Dimo) nga Drejtori i Agjensisë së Inteligjencës Ushtarake emërohet Drejtori i Ndërlidhjes në SHPFA, N/Kol. Ulsi Rexha nga Komandant i ASNI-së emërohet me detyrë Komandant i SIVHD-së, Durrës (kuptohet atje është përsëri kontrata 3 vjeçare me fond 3.7 miliard lekë “full risc” me të njëjtën firmë IDEA-TEL Sh.p.k. dhe ai garanton firmosjen e faturave financiare fiktive, kur nuk kryhet asnje shërbim dhe punë – rast i trajtuar), Drejtor i Inspektimit dhe Anti-korrupsionit në MM emërohet Kol. Artur Muçollari thjesht për ta “përdorur” pasi ai e ka provuar gjatë “jetën civile” dhe “shpërblimin” nëse prek “elitën” (se çfarë lidhej ka ky oficer profesionist elitar “detar” me inspektimin, besoj e di vetëm Ministria) miku më i ngushtë i Gjenral Bazos dhe vetë Ministres Kodheli, për të cilin vërtet “besojmë” se do ta ketë “guximin” për të ndalur këto dy afera skandaloze korruptive (shërbimet me qarqe dixhitale dhe atë të mirëmbajtjes të sistemit të radarëve).

Vetë firma private ka siguruar/kapur nga jashtë dhe brenda MM-së, të gjitha rrugët dhe kapacitetet e pa diskutueshme “shpërblyese financiare” (bëhet fjalë për proçedura në miliarda lekë) jo vetëm për të menaxhuar vijueshmërinë e pa diskutueshme të realizimit të këtyre proçedurave pa asnjë “pengesë”, por edhe më i rëndësishëm është fakti se ajo ndikon dhe dirigjon “majën” e piramidës vendim-marrëse në MM/SHPFA për “emërimet preferenciale” të  personelit ushtarak në “pozicionet drejtuese” në fushën e ndërlidhjes.

Mungesa totale e specialistëve të vërtetë ndërlidhës, inxhinierve të fushës së TI-së në strukturat e Drejtorisë së Auditimit dhe atë të Inspektimit e Anti-korrupsionit në MM, mundëson lejimin, zhvillimin dhe mos konstatimin apo bllokimin e proçedurave të tilla totalisht fiktive dhe korruptive në fushën e TI-së. Ekzistojnë shëmbuj të deklarimeve të këtyre proçedurave apo fenomeneve korruptive por justifikimi i personelit përgjegjës për mos bllokimin e këtyre proçedurave është pretendimi i mos njohjes së fushës përkatëse si edhe më kryesorja me mos marrjen e guximit për të vepruar sepse “ndëshkimi” është i pa diskutueshëm nga “elita korruptive”.

Rasti unikal i N/Kol. Inxh. Gjergji Vasili, i cili në vitit 2012, pasi kërkoi të konkuronte për postin e “Komandantit të ASNI-së si profesionit oficer ndërlidhje dhe inxhinier elektronike, diplomuar në gjermani, u “shpërblye” nga “mafja e ndërlidhjes” duke u emëruar në detyrën “Shef Shtabi i Brigadës së Stërvitjes Bunavi, Vlorë (asnjë lidhje me kualifikimin e tij) ashtu sikurse po i njëjti person në vitin mars 2014, si në postin e Komandantit të SIVHD-së, pasi i “rekomandoj-informoj” indirekt strukturat përkatëse deri vetë “zonjën e nderuar” Ministren Mimi Kodheli mbi “skemën korruptive”, shantazhuese ndaj tij të Gjeneral Bazos dhe Kol. Dimos për ri-përgatitjen e proçedurave të “mirëmbajtjes së sistemit të radarëve” në variantin “full risc” si edhe në veçanti të “dekonspirimit” të “skemës së ri-vjedhjes” nëpërmjet kalimit të dy Pikave ushtarake (PRT Zvërnec, Vlorë dhe PRT Hidrovorit, Lushnjë) nga Qendra e Vëzhgimit Detar, Durrës tek ASNI, u “shpërblye” automatikisht brenda 1 muaji nga vetë Ministria Kodheli me “shkarkimin ultimativ” nga detyra e Komandantit të SIVHD-së dhe pas emërimit provizor vetëm për 2 muaj si Shef i Sektorit të Menaxhim-furnizimt (pozicion pune për oficer logjistike !!!!) në Brigadën Logjistike, e nxorri përsëri në “dispozicion vjetor” të SHPFA dhe gjendet ende sot në këtë “status”.  Ky është “shpërblimi” dhe “mësimi” dirket i Znj. Kodheli, i kësaj Ministre “tepër të pastër nga ndotjet e korrupsionit” për të gjithë ushtarakët e tjerë, që do të guxojnë të “prekin” “vrimën e zezë” të korrupsionit në MM/SHPFA.

Kjo elitë drejtuese të korruptuarish, që ushtron sot edhe pushtetin apsolut vendim-marrës drejtues-komandues në MM/SHPFA ka arritur formën e një “mafje” të pa prekshme – kush kundërshton apo refuzon të “firmos” flaket në “rrugë” pavarësisht kontributeve, shpenzimeve që ka bërë shteti, performancës, pastërtisë, kualifikimeve dhe karrierës.

Mungesa e profesionistëve, përzgjedhja selektive e specialistëve dhe e drejtusve si në Drejtorinë e Ndërlidhjes ashtu edhe tek ASNI-ja (si atribute emërimesh direkte të Shefit të SHPFA dhe të Ministres), duke realizuar shmangien brutale me tendencë të profesionistëve  nga këto pozicione kyçe, ka mundësuar mbajtjen të “pastër dhe hapur” të rrugës së “abuzimit dhe korrupsionit” ndër vite si edhe të garantimit të mos “kapjes apo bllokimit” të proçedurave të tilla fiktive-korruptive.

Procedura e prokurimit ”shërbime me qarqe dixhitale për FA-në” mbart në vetëvete formën më të sofistikuar mafjoze-korruptive, të manipulimit teknik dhe shkallën më të lartë në FA të abuzimit me fondet financiare, e cila menaxhohet tepër “efektivisht” dhe drejtohet me ”profesionalizëm” ndër vite nga një grup individë ”elitarë”, të lidhur me pushtetin e ”dhënie-marrjes” së “lekut-gradës-detyrës-karrierës” në SHP/MM-ë.

 

 

Pjesë sqaruese shtesë për paragrafet/detajimet e mësipërme (nëse do nevojiten):

 

  • Për vitin 2010: Lloji i procedurës së prokurimit: “Procedurë e hapur”, zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes më 21.07.2010, me fondin limit fillestar 41 588 696 lekë pa tvsh, për një periudhë shërbimi 24 muaj (me të drejt përsëritje edhe për një vitë).

 

Nr. Drejtimet e

mjediseve të transmetimit

Interface Kapaciteti
1 Ministria e Mbrojtjes – Pashaliman Vlorë E1(I ndashëm) 1×2048 kb/sek
2 Ministria e Mbrojtjes –Rajonet e stërvitjes së FA-së E1(I ndashëm) 1×2048 kb/sek
3 BrRSH  (FT ) –  Poshje  Berat E1(I ndashëm) 1×2048 kb/sek
4 BrRSH  (FT ) – Vau i Dejës  Shkodër E1(I ndashëm) 1×2048 kb/sek
5 K. D.S Tiranë  –   Bunavi, Vlorë E1 (I ndashëm) 1×2048 kb/sek
6 K. D.S Tiranë  –   Farkë E1(I ndashëm) 1×2048 kb/sek
7 MM – ANTA – Rinas E1(I ndashëm) 1×2048 kb/sek
8 MM  –  Kucovë E1(I ndashëm) 1×2048 kb/sek
9 Gllavë – Sarandë E1(I ndashëm) 2×2048 kb/sek
10 QNOD Durrës – Guri Gomares – Zvërnec E1(I ndashëm) 2×2048 kb/sek

 

 

  • Për vitin 2011 (2012): Lloji i proçedurës së prokurimit: “Procedurë e hapur”, e zhvilluar në ASNI (Rep. Usht. Nr 6640, Rrapi i Treshit, Tiranë) më 17.06.2011, me fond limit vjetor prej 20 919 000 lekë pa tvsh, për periudhën 12 muaj nga momenti i lidhjes së kontratës, me të drejtë rinovimi për v. 2012.

 

 

Nr. Drejtimet e mjediseve të transmetimit Interface

2 Mbps

Kapaciteti
1 Q/Nd. Rep.Usht.Nr.6640  –  ANTA Rinas E1 1 x 2048 kb/sek
2 Q/Nd. Rep.Usht.Nr.6640  – Baza Ajrore Kucove E1 1 x 2048 kb/sek
3 Q/Nd. Rep.Usht.Nr.6640  – Flotilja Detare Jugore

Pashaliman Vlore

E1 1 x 2048 kb/sek
4 Q/Nd. Rep.Usht.Nr.6640  – Brigada e Stervitjes

Bazë Bunavi Vlore

E1 1 x 2048 kb/sek
5 Q/Nd. Rep.Usht.Nr.6640  – Batalioni i Transp.

Ajror Poshje  Berat

E1 1 x 2048 kb/sek
6 Q/Nd. Rep.Usht.Nr.6640  –  Batalioni malor,

Vau i Dejës  Shkoder

E1 1 x 2048 kb/sek
7 Q/Nd. Rep.Usht.Nr.6640  – Baza Ajrore Farkë

Tiranë

E1 2 x 2048 kb/sek
8 Q/Nd. Vëzhgimit Detar (FD), Durrës – Zvërnec E1 1 x 2048 kb/sek
9 Q/Nd. Rep.Usht.Nr.6640  – Rajonet e stervitjes

të FA-së

E1 1 x 2048 kb/sek
10 Q/Nd. Rep.Usht.Nr.6640  – Shtepia e Pushimit

të Usht.  Jalë-Himarë

E1 1 x 2048 kb/sek
11 Q/Nd. Rep.Usht.Nr.6640  – Shtëpia e Pushimit

te Usht. Pogradec

E1 1 x 2048 kb/sek

 

  • Për vitet 2013 – 2014: Lloji i procedurës së prokurimit: “Procedurë me negocim pa botim”, zhvilluar tek ASNI-ja, me një fondi limit financiar për 24 muaj prej 45 760 800 lekë pa tvsh, e ndarë në cdo 12 muaj (fondi limit për 12 muaj 22 880 400 lekë pa tvsh).

 

Nr. Drejtimet e mjediseve të transmetimit Interface 2 Mbps Kapaciteti
1 MM – Komanda e Forcës Ajrore,  Rinas E1 1 x 2048kb/sek
2 MM – ANTA, Rinas E1 1 x 2048kb/sek
3 MM – Baza Ajrore Kuçove E1 1 x 2048kb/sek
4 MM – Flotilja e Jugut,  Pashaliman Vlore E1 1 x 2048kb/sek
5 MM – FT, FD, FA. E1 1 x 2048kb/sek
6 MM – Rajone Stërvitje E1 1 x 2048kb/sek
7 MM – Rajone të Situatave të Emergjencave E1 1 x 2048kb/sek
8 MM – Shtëpia e Pushimit Jalë E1 1 x 2048kb/sek
9 MM – Brigada e Stërvit. Bazë  Bunavi, Vlorë E1 2 x 2048kb/sek
10 MM – Batalioni Sulmit Ajror Poshnjë,  Berat E1 2 x 2048kb/sek
11 MM – Batalioni Malor Vau i Dejës,  Shkodër E1 2 x 2048kb/sek

 

 

 

  • Për vitet 2015 – 2016: Lloji i procedurës së prokurimit: “Procedurë me negocim pa botim”, zhvilluar tek ASNI-ja, me një fondi limit financiar për 24 muaj prej 51 480 000 lekë pa tvsh, e ndarë në cdo 12 muaj (fondi limit për 12 muaj 25 740 000 lekë pa tvsh).

 

 

Për më shumë rreth këtij skandali, lexo gjithashtu:

 

Ekskluzive/Largimi i “Lockheed Martin Global INC.” dhe shpërthimi i kanabisit (1)

Ekskluzive/Largimi i “Lockheed Martin Global INC.” dhe shpërthimi i kanabisit (2)

Ekskluzive/Largimi i “Lockheed Martin Global INC.” dhe shpërthimi i kanabisit (3)

 

 

 

 

 

Please follow and like us: