Albspirit

Media/News/Publishing

Fadromat e Himarës acarojnë Athinën zyrtare

Ngjarjet e fundit në Himarë kanë acaruar së tepërmi qeverinë greke duke bërë që kjo e fundit të reagojë në mënyrë të vazhdueshme për mbrojtjen e të drejtave  të shkelura, sipas saj, të minoritetit grek në këtë zonë. “Greqia është duke ndjekur me vëmendje ngjarjet në Himarë dhe qeveria greke po punon për mbrojtjen si të minoritareve ashtu dhe të të drejtave të pronës të minoritetit grek në Shqipëri”, ka deklaruar  zëdhënësi i qeverisë greke, Dhimitris Tzxanakopoulos. Megjithse vendimi i gjykatës Administrative të Vlorës nuk e njeh prishjen e pasurive të patundëshme në Himarë, qeveria Rama 2 është duke vijuar punën, raportojnë mediat greke, duke krijuar në këtë mënyrë një klimë të tensionuar. “Grekët, duke mbajtur flamuj grekë në duart e tyre, përpiqen të ndalojnë procesin në mëngjes. Klima vazhdon të jetë e tensionuar”, vlerësojnë mediat greke duke iu referuar informacioneve  të Ambasadës greke në Tiranë.

Please follow and like us: