Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata pezullon shkatërrimet në Himarë

Të paktën 8 objekte u prishën në Himarë, deri në mesditë, kur Gjykata e Vlorës pas ankesës së banorëve nxori një vendim për pezullimin e aksionit të IKMT.

Vendimi i dhënë nga Gjykata Administrative e Shkalllës së parë Vlorë, e cila pranoi sigurimin e padisë se disa familjeve duke urdhëruar inspektoratin e mbrojtjes së territorit Himarë që te mos kryeje asnjë veprim mbi pronat e tyre.

Për Fatmir Metën, drejtori IKMT, ky vendim i Gjykatës për masën e sigurisë ndaj pronave të të gjitha familjeve është i paligjshme ndaj e kanë apeluar.

Aksioni kishte nisur në orët e para të mëngjesit, mes protestës së banorëve dhe komenteve të kreut të PBDNJ, Dule.

“Sjellja e Kryeministrit ndaj Himarës dhe himariotëve, mund të krahasohet me sjelljen e një pushtuesi. Rruga e vetme që i ngelët është mërgimi dhe shpërngulja”, tha Dule.

Gjatë aksionit, një person është shoqëruar në polici pasi tentoi t’i vinte flakën një autoboti me gaz në një pikë karburanti që po shembej.

163 forca policore, të mbështetura nga 10 grupe të FNSH shoqëruan fadromat në aksion.

Pritet të qartësohet se kur do të prishet pjesa tjetër e 23 objekte që janë në plan për t’i hapur rrugë rikualifimit urban të qytetit, e cila nga çështje infrakstrukture ka marrë nota politike për shkak te reagimeve të Athinës zyrtare./TCH/

Please follow and like us: