Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: Abuzimet në baypass-in Fier-Vlorë i vërtetoi dhe KLSH

Në  një postim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar rihapjen e tenderit për bypassin  Fier-Vlorë, pas një periudhe 2 vjeçare  ku nuk u zhvilluan punime.

Në deklaratën e saj Tabaku ka vlerësuar se ky projekt ka dështuar pasi nuk ka bërë as 10 përqind të punimeve e faktuar kjo  dhe nga institucioni i KLSH-së.

“Keto dite qeveria rihapi tenderin per bypass Fier-Vlore. Mbasi per dy vite deshtoi te beje mbi 10 perq te punimeve e rifilloi perseri nga fillimi projektin prej 60 milione Euro.

Për të kuptuar më mirë raportin mes qeverisë socialiste dhe investimeve në rrugë shkolla dhe çerdhe, kjo shkelje u faktua dhe nga institucioni i KLSH.

Sipas saj, projekti  ByPass Fier-Vlorë ka qenë një nga subjektet që ka sjellë dëmin ekonomik më të madh në buxhetin 2016. Plot 13 milione euro të taksapaguesve janë llogaritur si dëm ekonomik ndërsa rruga është shtuar me vetëm 500 metra nga pika e lënë në 2013.

Këto ditë, ministria përkatëse ka rinisur tenderin për një segment rruge që duhet të kishte përfunduar me kohë. Ka katër vjet që rruga ka mbetur si pëlhura e Penelopës, tirret ditën dhe prishet natën, si simbol i vërtetë i qeverisjes socialiste; Rrëmbe ç’të mundesh dhe gënje për gjithçka.

Please follow and like us: