Kthehet në burg ish-ministri i Mbrojtjes
Kthehet në burg ish-ministri grek i i Mbrojtjes, Akis Tsohaxopulos, i cili kishte fituar lirinë me kusht kundrejt një garancie bankare. Gjykata e Apelit nuk i njohu asnjë masë lehtësuese ish-ministrit edhe pas problemeve me shëndetin apo sjelljes së mirë në burg. Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Apeli i uli vetëm një vit burg duke e çuar dënimin nga 20 në 19 vite burg.
Në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit, në burg kthehet edhe gruaja dhe bija e ish-ministrit socialist të PASOK-ut, Areti dhe Vicky Tsohaxopulos. Vetë ish-numri dy i PASOK-ut e priti me qetësi vendimin e Gjykatës duke mos reaguar. Tsohaxopulos u arrestua për rryshfete të mëdha në blerjen e armatimeve gjatë kohës që shërbeu si ministër i Mbrojtjes.
Kontratat në të cilat u vërtetua afera e ish-ministrit të Mbrojtjes lidhen me blerjen e disa nëndetëseve nga Gjermania dhe disa sistemeve mbrojtëse raketore nga Rusia, për llogari të marinës greke. Tsochatzopoulos u dënua në prill të 2013 pasi u vërtetua se ai kishte bërë një deklaratë të rreme për të fshehur pasurinë e tij.
http://www.protothema.gr/greece/article/726920/piso-sti-fulaki-o-akis-ts…