Mashtruan 360 shqiptarë se do i paisnin me viza për Kanada duke u marrë miliona, Prokuroria kërkon 18 vite burg për nënë e bijë Makashi
Prokuroria ka kërkuar 18 vite burg për nënë e bijë, Luli dhe Adela Makashi, të cilat akzuohen se kanë mashtruar 360 shqiptarë të cilët kanë paguar diku te 20 mijë dollarë për viza punë në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim. Të dyja iu premtonin se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune dhe studimi me anë të agjensisë së punësimit Ande-Lm. Këto shtetase janë të akuzuara për mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim disa herë. Prokuroria ka kërkuar edhe dënimin e subjketit juridik Ande-Lm me gjobë në vlerën e 5 milion lekë, dënim 10 vite të Luli Makashi dhe 8 vite për Adeila Makashi.
Please follow and like us: