Albspirit

Media/News/Publishing

Matilda Haska: Hiqe të paktën maskën sot…

 

Dua të besoj që dikush është vizionar, jo për faktin se ai di të duket bukur, por për atë çka pretendojnë të tjerët se duhet të jetë…

Dje, por edhe sot duket se lindin individë me ideale të forta dhe ti apriori krijon idenë e gabuar se nuk shfaqesh ashtu siç je, por siç do të shohë publiku…

Duke menduar kështu… sot, lindin persona që marrin frymë nga fryma juaj dhe e shesin si të tyren… Kam frikë të marrë frymë… Ata duan apo s’duan bëhen siç i do sistemi, partitë, konjukturat, mediat, institucionet… Harrojnë kush kanë qenë, madje edhe indetitetin e tyre e shesin shtrenjtë…, tepër shtrenjtë. E pse i gjithë ky fudullëk, kjo shtirje, marrëzi dhe fshehje e vetvetes?

Doja të të telefonoja, por me beso nuk doja të prishja qetësinë…Unë të shkruajta, por ti kishe shumë punë, tani të lutem prit radhën…

Kam gjëra më të interesante të lëna pezull…Qoftë edhe një herë prano kush je… Unë di të mbaj sekrete… Sot, vënë të gjithë maska, politikanë, gjyqtarë, prokurorë, moderatorë, eksorta qejfi…të gjithë shiten ndryshe nga ç’janë, por për ty dhe qindra mijë si ty është dita që duhet ta heqësh maskën e tjetërsimit…Del njeriu në orgjinë qoftë edhe një herë të vetme…

Mjaft veshe kostum firmato, pavarësisht se veshjet e tua intime mbajnë ende erë të ndotur… Së pari e mbi gjithçka një qënie njerëzore duhet të lahet, të jetë i pastër, të mbajë aromë higjiene femre apo mashkulli…

Kur të më njohësh se kush jam duhet të kesh rënë nga piedestali, që s’të ka takuar kurrë… Unë, jam po aty ku isha edhe dje, e aftë, e shkolluar, njerëzore, krenare dhe me edukatën që më karakterizon, do t’i buzëqesh sërish fytyrës suaj prej kllouni të dështuar…

Më kupto që dua të besoj, por të lutem sot hiqe maskën se dukesh me bukur kështu…

Boll pafundësisht e shëmtuar apo i tjetërsuar je…

Please follow and like us: