Shqiptarët ndjehen krenarë me Igli Taren
Igli Tare kryeson bindshëm sondazhin e hapur nga “Tuttomercatoweb” dhe më shumë gjasa do të fitojë çmimin e drejtorit sportiv më të mirë në Itali nga faqja e specializuar italiane.
Deri tani ish sulmuesi i kombëtares shqiptare ka grumbulluar 33,82% të votave duke lënë pas drejtorin sportiv të Carpit, Matteo Lauriola por edhe emra të rëndësishëm si Massimiliano Mirabelli i Milanit, Carlo Osti i Sampdorias dhe Giuseppe Marotta i Juventusit.
Për ecurinë fantastike të Lacios ka një meritë të padiskutueshme Igli Tare, që edhe pse ka patur në dispozicion një buxhet të vogël, i ka vendosur trajnerit Simone Inzaghi në dispozicion lojtarë shumë të mirë.
Tare është vlerësuar jashtëzakonisht nga lexuesit e “Tuttomercatoweb”, një pjesë e madhe e të cilëve e konsiderojnë shqiptarin si drejtorin më të mirë sportiv në Itali.
Vlerësime pozitive ka marrë edhe portieri shqiptar i Lacios, i cili renditet i dyti mes portierëve të “Serisë A” për numrin e pritjeve.