Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohen poezitë e Lasgush Poradecit për Naim Frashërin

Naimit

Ndaj fërfëllon si yll me flakë

Prej shkretëtirës së harrimit.

Mes ligësish armiqërishte

Stolismë lulen e vullnetit,

Zbuluam gur margaritari

Prej fundit thëthimtar të detit.

 

E m’i shkëlqyer sesa djelli,

M’i lum se kohët që më s’janë

Filloj për ne ndryshim’ i motit

Me një të pritme të paanë:

 

Sikur të shoh, i tmerrshmë Frashër,

Ndaj po mban zi përgjithmonë,

Ti: më besniku trashëgonjës

I dashuris’ së vendit tonë!

 

Naim Frashëri, 1937

 

Në çetele të kujtimit, që dhëmkoset pak-nga-pak,

Ja shënova kohës sonë fluturimin vraparak

Ç’bën vallë nën rrasën e varrit,

nën zinë e përjetëshme të gjumit pa ëndërra?

A e ndriçon sërish fusha e Qerbelasë?

I këndon këngë malli Drini plak e i kulluar?

 

E atje, ku zër’ i kthiell s’diti ç’është fjal’ e shkruar,

 

Me dëgjimin tënd fisnik e me vërejtjen e pasharë

Gjuh’ e ëmbël e stërgjyshve do të dukej gjuh’ e vdarë:

Humbi radhën çdo të folur, çdo kuvend e ndyti shijen ,

Ligjërata pleqërishte sot ka vrarë vetëdijen.

Aq sa me t’u mëshiruar nëkaq helm e kaqë prishmë,

Më të kot do të vërente veshi yt i harmonishmë

A mos gjejë i tepërlumtur midis fjalëvet barbare

Tingëllimin q’i dha zërit frym’ e gojës shqipëtare…

 

Po nër bijt’e Mëmës sate,me gjyrmashë e me stërnipër,

Shkatërrim’ i shpejt’ i gjuhës sot qëndron në vepr’ e sipër;

Sot po humb kuvend’i zogut ç’gjithë bukuri që kishte

Palëngon e nis të  shembet folja jonë pleqërishte,

E në breg të kaq rrëmuje psherëtiu dh’u shua fare

Dyke rënë posi pika këng’ e orës shqipëtare.

 

Kush u tall se pasuria është rrob’ e larë n’ar?

Se një mendj’ e palëmpirë zbukuron një trup bujar?

Në fjalim të Shqipëtarit kush përqeshi? Kush gajasi?

Kush më tha se gjuh’ e sotme shëmbëllen me zë larasi.

 

… Të përmbysin vetëdijen kur na fton mburim i jetës?!… të mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?!

… Ta mjerojmë kuvendimin me kaq helm  e kaqe prishmë

Drita e tij  verbon qëniet e errësirës:E kështu kur hën’ e plotë lakuriqin e ka prekur,

Ai ngeci nd’anë muresh dh’e u çukit e ra i vdekur.

Ra e shtrirë mes pishtari me qepallë të këputur

E shastisur po nga flaka pendë-shkruarëza flutur,

E kështu-i javiti kryet një shfrerim edhe një bujë,

Ku thesar’ i shenjt’ i gjuhës bëhet lodër e rrëmujë,

Ku çdo goj’ e djallëzuar, mbledhur fshehura në klikë,

… Se ç’u mbush plot kapedanë – po me mendje-çilimiu…

 

Ç’ndriti Lushnja trimërore – po ç’u err dhe vetvetiu…

Pastaj rrugësh arratije bje gjykimi – e gjëma shtohet,Pazë ç’bëhet ç’u pat bërë – ç’u godit zë shkatërrohet;

Ç’u ndërtua brez pas brezi, be greminë më në ças,

Ku këndoj bilbil’ i kombit, grifsh’ e huaj çirret pas.

 

Me përbrëndjen e shkrumbosur një poet, një deputet,

Flet e ç’flet e vret e pret për një të vet virgjinitet…

Prej blatishtash tradhëtie shkumbëzon një farmason

E me ton që të shurdhon dënon një renegacion…

 

E nj’ aty një tru-venitur që mban dije për një fije,

Lajkatar a dërdëllitës nxjerr lëvozhga gjuhësije,

Dyke lojtur maskaradën, si kasneci në pazar,

Me dy sy të zgurdulluar, me një pedantizm barbar,

Se pat humbur prej qëkuri shpirt’ i gjuhës  së atyre,

Që në fat të lum të kombit janë shembëlla mynxyre;

Se për shqipen pleqërishte – për çudin’ e mosfjalosur,

Vesh’ i tyre-i shushulluar ka timpanin e rrëxhosur.

E kështu-i kapsiti kryet ekzotizmi orë-lik,

Vijza mërshe e ngjyrë dheri mori shtat’ i saj fisnik.

E kështu filloi të ngrihet nga varrishtat e çdo ane

Përmi gjuhën shqip të gjallë një mumje egjiptiane.
Gjuha: shpirti i shenjt’ i kombit, që kalon dyke kënduar!

Gjuha: zjarr, ku djeg me dritë një mendim i frymëzuar!

Gjuha: afsh’ i gjall’ i jetës! Shpat’ e ndritur e lirisë!

Gjuha: yll’ i vjershërisë! Gjuha: Verb’ i Perëndisë!

Please follow and like us: