Albspirit

Media/News/Publishing

Blerina Gjylameti: Të punojmë për projektin e madh të Shqipërisë që duam

Përtej kënaqësisë dhe vlerësimit ndiej përgjegjësinë e jashtëzakonshme që mu ngarkua nga Kryesia e Partisë Socialiste dhe Kryetari z. Edi Rama për drejtimin e degës së PS-së Tiranë. Detyra kërkon dyfish energji, së pari për të ndjekur hapin e shpejtë të socialistëve të palodhur e të përkushtuar të Tiranës , e duke vijuar më pas me detyrimin moral për t’ju përgjigjur bashkëqeverisjes me njerëzit.

Falenderoj parardhësin e kësaj detyre , Saimir Tahirin për vullnetin e spikatur dhe frymën e palodhur të bashkëpunimit në këtë detyrë të cilit i uroj sa më shpejt fitoren në luftën e tij për të vërtetën.

Përveç falenderimit për besimin ndaj Kryetarit te Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministrit Edi Rama, kolegëve dhe gjithë socialistëve të mbarë Tiranës, ndjej detyrimin t’ju përkushtohem në përmbushjen e objektivave dhe të gjithë së bashku të punojmë për projektin e madh të Shqiperisë që duam.

Please follow and like us: